Ansis Grasmanis
Kryetar i Bordit të Drejtorëve
Ansis Grasmanis është anëtar i Bordit të Drejtorëve që nga Tetori 2017. Ai u zgjodh si Kryetar i Bordit në Korrik 2020. Z. Grasmanis ka mbi 15 vjet përvojë pune në pozicione drejtuese. Në veçanti, ai ishte Zyrtari Kryesor Financiar dhe Zyrtari Kryesor i Riskut i “Swedbank Latvia”, Shefi i Thesarit dhe Tregjeve të Kapitalit të “SEB Latvia”. Për disa vite ai punoi si auditor në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (Londër), si dhe në zyrën e PricewaterhouseCoopers në Londër. Aktualisht, ai është drejtor i pavarur në Bordin e Drejtorëve të SHA ” First Ukrainian International Bank “, Ukrainë. Z. Grasmanis ka një diplomë Master në Matematikë nga Universiteti i Letonisë.
Ai është anëtar i Shoqatës së Kontabilistëve të Çertifikuar – ACCA (UK), dhe mban Diplomë të Avancuar në Menaxhimin e Thesarit për Shoqatën e Thesareve të Korporatave, UK.
Teuta Rexhbeqaj
Anëtare e Bordit të Drejtorëve
Znj. Teuta Rexhbeqaj është emëruar si anëtare e pavarur e Bordit të Drejtorëve që nga korriku i vitit 2020. Përvoja profesionale e znj. Rexhbeqaj filloi në firmën e auditimit Deloitte Kosova Sh.p.k. që nga viti 2005 ku ajo arriti pozicionin e auditorit të lartë. Ajo ka punuar për auditime dhe angazhime këshilluese për gamë të ndryshme të kompanive lokale dhe ndërkombëtare duke përfshirë bankat, kompanitë e sigurimeve, institucionet mikrofinanciare, entet qeveritare, sektori publik, OJQ-të dhe subjektet e sektorit privat në tregun e Kosovës. Ajo vazhdoi më tej karrierën e saj kryesisht në sektorin bankar gati për tetë vite dhe në sektorin e sigurimeve për dy vjet. Që nga viti 2010 ajo mbajti pozicionin e Udhëheqësit të departamentit të financave në ProCredit Bank SH.A., duke qenë përgjegjëse për të menaxhuar linja të ndryshme të raportimit dhe për të mbajtur marrëdhënie profesionale si me organet rregullatore vendore ashtu edhe me Procredit Group.
Znj. Rexhbeqaj u bashkua nga nisja e fillimit të kompanisë lokale të sigurimeve Scardian Sh.A. në pozicionin e Drejtorit të Financave ku ajo ka qenë e përfshirë në të gjitha fazat e zhvillimit të softuerit të industrisë së sigurimeve dhe duke siguruar që të gjitha kërkesat e standardeve të kontabilitetit, rregullatorit dhe taksave janë zbatuar siç duhet për secilin produkt të sigurimit. Ajo tutje vazhdoi si Zyrtare kryesore e financave në degën e bankës huaj Turkiye IS Bankasi A.S. ku ishte përgjegjëse për departamentet si financa, thesari, back office dhe TI deri në fund të vitit 2019, për të vazhduar më tej si konsulente i pavarur. Znj. Rexhbeqaj posedon diplomën Master në Shkencat Ekonomike në fushën e Menaxhimit Financiar nga Universiteti i Osijekut, Republika e Kroacisë.
Ardiana Bakija
Anëtare e Bordit të Drejtorëve
Znj. Ardiana Bakija është emëruar anëtare e Bordit të Drejtorëve në mars të vitit 2022. Përvoja profesionale e znj. Bakija ka filluar nga shoqëria civile në fillimin e viteve 2000, ku ajo ka dhënë kontributin e saj në spektrin ligjor të zbatimit të projekteve në fushën psiko-sociale. Karriera e saj ka vazhduar në industrinë bankare në gjysmën e dytë të viteve 2000, fillimisht në Bankën Ekonomike, në pozita udhëheqëse në nivel njësie dhe departamenti në fushën specifike të Pajtueshmërisë dhe të Parandalimit të Pastrimit të Parave. Përvojën në këtë fushë dhe në këtë nivel udhëheqjeje znj. Bakija e ka vazhduar edhe në Turkiye IS Bankasi, dega në Kosovë deri në vitin 2020.
Gjatë viteve të fundit znj. Bakija i është bashkuar Fondit për Eficencë të Energjisë (FKEE) në pozitën e Udhëheqëses së Shërbimeve të Përgjithshme. Kontributi i saj në këtë institucion konsiston në draftimin dhe monitorimin e marrëveshjeve financiare dhe atyre për shërbime të energjisë, të cilat po zbatohen për herë të parë ne Kosovë. Po ashtu znj. Bakija është përgjegjëse për mbikëqyrjen e departamentit të burimeve njerëzore dhe prokurimit. Znj. Bakija është e diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës dhe është e certifikuar ndërkombëtarisht në fushën e Pajtueshmërisë dhe PPP dhe po ashtu edhe në sektorin e Eficencës së Energjisë.
Visar Bytyqi
Anëtar i Bordit të Drejtorëve
Visar Bytyqi është emëruar Anëtar i Bordit të Drejtorëve dhe Kryesues i Komitetit të Auditimit të bankës BPB në gusht 2018. Z. Bytyqi ka punuar në pozicione të larta drejtuese për më shumë se 10 vjet në Deloitte dhe Grant Thornton. Ai ka përvojë të konsiderueshme financiare dhe audituese dhe ka ofruar shërbime për entitetet qeveritare, korporatat e listuara publike, kompanitë shumëkombëshe dhe shumë entitete të sektorit privat në Kosovë. Z. Bytyqi aktualisht është ligjërues në një nga Organizatat Profesionale të Kontabilitetit në vend dhe anëtar i Bordit të Drejtorëve në një nga korporatat më të mëdha të Kosovës.
Përvoja e tij e mëparshme, ndër të tjera, përfshin gjithashtu anëtar i Këshillit Kosovar për Raportim Financiar, anëtar i bordit të drejtorëve dhe kryesues i komitetit të auditimit të kompanisë së parë të sigurimeve në Kosovë. Z. Bytyqi është anëtar i Association of Chartered Certified Accountants – ACCA (UK) dhe Kontabilist dhe Auditor i Çertifikuar në Kosovë. Ai ka diplomë bachelor në Menaxhment dhe Informatikë nga Universiteti i Prishtinës.
Florian Dervishi
Ekspert i Jashtëm - Anëtar i Komitetit të Auditimit
Florian Dervishi është emëruar si antar i jashtëm i Komitetit të Auditimit që nga Prilli i vitit 2022. Z. Dervishi sjell 25 vite eksperiencë profesionale dhe drejtuese në banka, mikrofinancë, administrim fondesh, administrim pasurie, lizing, faktoring dhe shërbime të tjera financiare, me emra të njohur në industri si ProCredit Bank, FINCA Impact Finance, Mikro Kapital dhe të tjerë. Në këto institucione, z. Dervishi ka mbajtur pozicione drejtuese, në nivel filiali apo grupi (Kryeshef Financiar, Kordinator për Bashkime dhe Blerje (Grupi), Drejtor Grupi i Auditit të Brendshëm), mbikqyrëse (Këshilli Drejtues, Komiteti i Auditit dhe Riskut) dhe këshilluese. Z. Dervishi ka eksperiencë terreni, që përfshin pozicionet e përhershme dhe angazhimet afatshkurtra, në 14 vende të Evropës Jugore dhe Lindore (ku hyn dhe Shqipëria dhe Kosova), Azisë Qendrore dhe Jugore, Afrikës dhe Amerikave.
Z. Dervishi ka mbaruar studimet universitare në Fakultetin e Ekonomisë dhe Administrimit të Biznesit, Universiteti i Tiranës, në degën Financë – Kontabilitet, profili Banka. Ai ka kryer Master Shkencor në Universitetin e Staffordshire, Mbretëri e Bashkuar, për Financë dhe Menaxhim Ndërkombëtar. Z. Dervishi është edhe Bankier i Çertifikuar nga Shoqata Amerikane e Bankierëve. Z. Dervishi është kandidat për Analist Financiar i Çertifikuar (CFA), niveli II.
Fitore Iberhysaj
Sekretare e Korporatës
Email: fitore.iberhysaj@bpbbank.com
Tel: +383 49 904 829