Banka për Biznes sponzor i artë në Streetball Kosova

Kampionati i 15. jubilar Streetball Kosova 2014 veçse ka filluar! Banka për Biznes, si sponsor i artë, do të jetë prezente në te gjitha ndeshjet, e gatshme t’iu përgjigjet të gjitha pyetjeve tuaja rreth produkteve të bankës. Pas turneut të parë kualifikues në Gjakovë, ndeshjet e radhës do të zhvillohen në Pejë, të shtunën me 5 korrik nga ora 10:00 para hotelit Dukagjini ne Qendër, dhe në Prizren, të dielën me 6 korrik nga ora 10 te Parku Natyra (afër stadiumit Përparim Thaçi) .

Ejani dhe mbështetni ekipin tuaj të preferuar!

Banka e vendit tënd, për ekipin tënd.