Banka për Biznes shënon 10 vjetorin e saj
Banka për Biznes është themeluar në vitin 2001 nga 16 kompani lokale, nga të cilat pas ndryshimeve në strukturën e kapitalit vite më parë, një numër i tyre edhe sot vazhdojnë të jenë aksionarë, në mes të cilëve edhe Banca Di Cividale nga Italia.
Me kalimin e kohës, Bankës ju kanë bashkangjitur edhe biznese tjera me reputacion për tregun Kosovar dhe më gjërë. Gjatë viteve të kaluara, BpB ka arritur të zgjerohet nga një degë në Prishtinë, fillimisht me vetëm 24 punëtorë, ndërsa tani numëron 42 njësi në tërë territorin e Kosovës, me gjithsej 341 punëtorë. Gjatë këtij rrugëtimi, BpB është ballafaquar me një sërë sfidash operative dhe të ambientit ekonomik të kohës. Megjithatë, me impenjim dhe përkushtim të lartë të të gjitha grupeve të interesit për ndryshime kualitative, banka ka arritur t’i tejkalojë me sukses ato sfida duke arritur kështu një qëndrueshmëri financiare dhe rol të rëndësishëm si akter aktiv në industrinë bankare të Kosovës. Për më tepër, gjatë dy viteve të fundit përkundër reflektimit të pasojave negative nga kriza ekonomike globale edhe në Republikën e Kosovës, trendet kualitative dhe kuantitative të BpB-së ishin impresionuese, duke rezultuar me një ngritje të konsiderueshme të përformancës. Që nga fillimi i vitit 2009 e deri në fund të vitit 2010, asetet totale të Bankës janë rritur rreth 70%, depozitat me mbi 70% ndërsa kreditë mbi 80%. Këto norma të rritjes së biznesit tregojnë se gjatë dy viteve të fundit Banka për Biznes, jo vetëm që ka arrit të rris numrin e klientelës dhe volumin e biznesit të saj, por njëkohësisht ka rritur pjesëmarrjen e saj në tregun Bankar të Kosovës. Përveç orientimit të Bankës në drejtim të përmirësimit të kualitetit të shërbimeve të saja bankare dhe rritjen e gamës së produkteve të ofruara klientëve, një arritje tjetër e madhe gjatë vitit 2010 ishte edhe hyrja e Bankës në relacione bashkëpunimi me Banën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD), institucion ky me fuqi dhe reputacion botëror. Gjatë këtij viti, BpB ka nënshkruar marrëveshjen me EBRD-në për një linjë kreditore ndërsa në fillim të vitit 2011, ky bashkëpunim është zgjeruar me nënshkrimin e marrëveshjes për Biznes Dokumentar. Pos këtij bashkëpunimi, EBRD ka ofruar bankier me eksperiencë ndërkombëtare si asistencë teknike BpB-së. Është me rëndësi të ceket se ky bashkëpunim i Bankës me EBRD-në, shumë shpejt pritet të zgjerohet edhe në fusha tjera, ndërsa në vitet në vijim, bashkëpunime të ngjashme do të ketë edhe me institucione tjera financiare ndërkombëtare. Kjo është edhe një dëshmi për përkushtimin tonë për të ndryshuar dhe përmirësuar në vazhdimësi, duke zbatuar kështu praktikat më të mira bankare. Ne kuadër të këtyre reformave substanciale që janë bërë viteve të fundit, ku janë bërë investime të vazhdueshme në avancimin teknologjik, ngritjen e kompetencave të stafit si dhe në pamjen vizuele të lokacioneve tona të biznesit, duke mundësuar kështu një qasje më të lehtë të klientelës sonë në produktet dhe shërbimet e Bankës. E gjithë kjo ka ndikuar në përmirësim të konsiderueshëm të imazhit të Bankës për Biznes. Të gjitha të arriturat e gjertanishme, sot me krenari i deklarojmë si e kaluar e bankës, duke qenë të orientuar me vendosmëri dhe përkushtim nga e ardhmja, duke u zotuar para të gjitha grupeve të interesit (aksionareve, stafit dhe në veçanti klientelës tonë të çmuar) për të vazhduar me NDRYSHIMET pozitive, me qëllim të arritjes së synimeve dhe objektivave tashmë të përcaktuara. Nuk do te rreshtim se investuari në zhvillimin profesional të stafit të Bankës, me të vetmin qëllim, që kualiteti i produkteve dhe shërbimeve tona të përmirësohet edhe më shumë, duke pasur vazhdimisht në vëmendjen tonë, plotësimin e nevojave dhe kërkesave të klientëve tanë. Sloganin e ri të Bankës ‘mundësi për më shumë’ nuk është lansuar rastësisht. Në të vërtet ky slogan përfaqëson vizionin afatgjatë të Bankës për të vazhduar me ofrimin e mundësive të reja klientëve të saj. Se BpB është një institucion i mundësive për klientelën e saj është konfirmuar edhe në të kaluarën. Në vitin 2010 BpB ka lansuar produktin më të ri Bankar që akoma ofrohet vetëm nga BpB, Mobile Banking, ka pajisur klientët me VISA kartela dhe ka ofruar një numër të mundësive tjera në produktet kreditore dhe shërbimet tjera bankare. Prandaj, me rastin e këtij dhjetë vjetori, Banka për Biznes i uron të gjithë klientët e saj, aksionaret dhe stafin, duke u zotuar se është e gatshme që edhe në të ardhmen të vazhdoj me ofrimin e mundësive të reja për qytetarët e vendit dhe bizneset.