Banka per Biznes ofron kredi deri ne 8 vjet

Banka për Biznes ka vendosur të zgjasë maturitetin e kredisë për persona fizik nga 60 muaj (5 vite) që ka qenë deri më tani në 96 muaj (8 vite). Klientët do të kenë mundësi të shfrytëzojnë këtë kredi për nevoja të ndryshme personale, siç janë për ndërtim dhe blerje të shtëpisë, blerje të banesës si dhe blerje të truallit për ndërtim. Ne besojmë që kjo risi dukshëm do ti mbështesë familjet në realizimin e nevojave themelore.