Banka per Biznes njofton per oferten speciale ne Nentor per kredi deri ne EUR 50.000

Banka për Biznes është duke filluar një fushatë të re e cila do të zgjasë gjatë muajit të ardhshëm. Nga 01 deri 30 nëntor, klientët tanë do të kenë mundësi të përfitojnë nga kushtet e reja dhe të favorshme për kredi deri në 50.000 euro.

Në këtë periudhë, interesi për kreditë deri në 50.000 euro do të jetë vetëm 10%, ndërsa kreditë do të lëshohen me ZERO shpenzime administrative.

Banka per Biznes fton publikun të vizitoj degët tona dhe webfaqen e internetit www.bpbbank.com ku mund të gjejnë më shumë informata në lidhje me këtë fushatë. Gjatë viteve, banka jonë është përpjekur për të ofruar kushte më të favorshme për bizneset tona dhe individët që të kenë mundësi më të mëdha të suksesit ekonomik.

Banka për Biznes, mundësi për më shumë…