Banka për Biznes në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës,Rinisë dhe Sportit, IRD-së dhe SSF-së dhuron topa për femijë në Kosovë

Banka për Biznes në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, IRD-ja dhe SSF-ja kanë filluar me shpërndarjen e 22,800 topave të cilësisë së lartë të dhuruara nga One World Futbol. Ne ndihemi të privilegjuar që si bankë e Kosovës t’ju ndihmojmë fëmijëve të shkollave fillore, të mesme, dhe organizatave tjera në Kosovë të shijojnë sportin nëpërmjet dhënies simbolike të këtyre topave. Si bankë vendore gjithmonë kemi tentuar të ndihmojmë qytetarët tonë, e sidomos fëmijëve. Kjo është një ndër iniciativat e rradhës që ka ndërmarr banka jonë si përgjegjësi ndaj shoqërisë kosovare.

Nëpërmjet sportit dhe aktiviteteve të ndryshme, ne shpresojmë që fëmijët dhe shkollat si institucione, do të praktikojnë sportin sa më shumë, që fëmijët tonë të rriten të shëndetshëm dhe të kanë një të ardhme të ndritur.

Më poshtë mund të shihni listën e vendeve ku do te jemi prezent:

29.05.2014 – Fushë Kosovë dhe Vushtrri
30.05.2014 – Skënderaj dhe Gllogovc
01.06.2014 – Shtime dhe Prishtinë
02.06.2014 – Prizren dhe Dragash
03.06.2014 – Gjakovë
04.06.2014 – Pejë
09.06.2014 – Ferizaj dhe Viti
10.06.2014 – Podujevë dhe Obiliq
11.06.2014 – Lipjan dhe Suharekë
12.06.2014 – Kacanik, Shtërpc dhe Hani i Elezit
13.06.2014 – Kamenicë
16.06.2014 – Partesh, Kllokot, Ranillug dhe Novobërdë