Banka per Biznes menjehere ne fillim te vitit me nje sherbim te ri: Vala Top Up

Banka për Biznes (BpB) vazhdon me përkushtimin ndaj klientëve të vet, me ofrimin e sherbimeve të reja për ta dhe klientët potencial, si dhe duke i mbetur besnik slloganit të saj “Mundësi për më shumë”. BpB ka kënaqësinë t’i njofton klientët e saj për fillimin e shërbimit të ri që do të ndihmoj në mënyrë të konsiderueshme menaxhimin e kohes së tyre. Ky shërbim është VALA Top Up.

Me VALA Top Up, BpB u mundëson klientëve të rimbushin llogarinë e tyre te telefonit mobil duke dërguar vetem nje SMS nga telefonat e tyre mobil ne numrin 50000. Për këtë qëllim, Banka për Biznes ka bashkuar forcat me VALA-n për t’i ofruar klientëve tanë mundësi unike per rimbushjen e telefonave te tyre duke dërguar vetëm një SMS. Për informata më të hollësishme drejtohuni në njërën nga 43 degët e Bankës për Biznes në tërë Kosovën