Banka për Biznes me mirënjohje nga Federata e Tenisit për mbështetjen e dhënë ndaj sportit

Prishtinë, 23 dhjetor 2019 – Banka për Biznes (BPB) sot ka njoftuar se ka pranuar mirënjohje nga Federata e Tenisit në Kosovë, për mbështetjen që i ka ofruar kësaj federata, si vazhdimësi e kontributit që banka bën për komunitetin e sportistëve dhe shoqërisë kosovare në përgjithësi.

BPB ka ofruar mbështetje në zhvillimin e infrastrukturës për fushat e tenisit dhe zhvillimin e turneut për fëmijë qe ka pas për qellim popullarizimin e sportit te tenisit ne mes te rinjëve Kosovar.

“Ne duam që me mbështetjen e dhënë sportit të mundësojmë kushte më të mira për sportistët, e posaçërisht teniserët, sepse me zhvillimin e talentëve në këtë sport, ne në mënyrë indirekte kontribuojmë edhe në popullarizimin e këtij sporti në vendin tonë” ka thënë Arton Celina, drejtor ekzekutiv në BPB.

Si banka me zhvillimin më të shpejtë në treg, BPB për të dytin vit me radhë është shpallur si banka më e mirë e vitit në Kosovë, nga prestigjiozja Financial Times, përkatësisht çmimi më i rëndësishëm i industrisë financiare, The Banker.

BPB është bankë vendore me mbi 400 punëonjës të cilët sjellin ekspertizën më të mirë vendore dhe ndërkombëtare. Viteve të fundit, BPB ka kontribuar drejtpërdrejtë në zhvillimin e bizneseve mikro, bizneseve të vogla dhe të mesme, ndërsa mbetet ndër bankat e para në treg e cila ka fokus dhe zhvillim të drejtpërdrejtë në projektet e efiçiencës së energjisë, dhe projekteve tjera zhvillimore në ekonominë vendore.