Banka për Biznes lanson shërbimin me te ri per biznes: paguaj tatimet permes e-banking

Në përputhje me angazhimin tonë për të ofruar zgjidhje për nevojat e klientëve tanë, Banka për Biznes ka krijuar një shërbim të ri që do të mundësoj menaxhimin e shpejtë dhe të lehtë te financave për klientët tanë të biznesit.

Ky shërbim ofron mundësinë të beni pagesen e tatimeve duke përdorur e-banking tonë në kompjuterin tuaj. Kjo ju ofron një metodë te shpejtë per të deklaruar dhe paguar tatimin e biznesit tuaj permes programit e-banking, i cili është shumë i lehtë për ta përdorur. Ky shërbim do t’ju kursej kohën tuaj dhe mundimin per këtë çështje administrative, kështu që ju në vend te kesaj mund të përqëndroni energjinë tuaj në çështjet thelbësore të biznesit tuaj.

Ne gjithashtu do të donim të shfrytezojme rastin për të ju kujtuar edhe përparësitë e tjera të përdorimit të e-banking, sic janë: qasja në llogarinë tuaj bankare për të kontrolluar bilancin ose te ekzekutoni transaksione financiare në kompjuterin tuaj kudo që jeni dhe kurdo qe keni nevojë. Për më shumë informata mbi e-banking dhe këtë shërbim të fundit vizitoni web faqen tonë bpbbank.com ose njesine e BpB-së pranë jush.