Banka per Biznes ben zbritjen e normave te interesit per kredi deri ne 50,000 Euro

Banka për Biznes njofton të gjitha bizneset dhe personat fizik se duke filluar nga data 1 Dhjetor, 2011 do të bëjë zbritjen e normave të interesit për 5% nga normat standarde të Bankës për kredi. Kjo ofertë vlen për kreditë e reja për biznese si dhe ato për persona fizik me shumë deri në 50,000 EUR.

Të drejtë përfitimi nga kjo zbritje e normave të interesit kanë të gjitha bizneset që veprojnë në Kosovë si dhe personat që marrin paga të rregullta. Banka për Biznes është e vetëdijshme për rëndësinë që kanë këto dy kategorive në zhvillimin ekonomik të vendit dhe është e vendosur që të jap kontributin e vet në këtë drejtim.

Periudha e promovimit të kësaj oferte do të zgjas deri më 31 Mars 2012. Vizitoni njërën nga njësitë tona, për të marrë informata shtesë rreth kampanjës e cila ofron 5% zbritje nga normat standarde te interesit për kredi deri ne 50,000 Euro.

Banka për Biznes, mundësi për me shumë!