Banka BPB sot ka bërë hapjen solemne të zyrës së re qendrore në Prishtinë.

Lokacioni jonë i ri, është një ndërtesë moderne që plotëson te gjitha kushtet për punë të një banke. Ndertesa ka mbi 2000 metra katror në dispozicion, diku  rreth 14 m për staff, hapësirë kjo që tejkalon standardet botërore sa i përket metrave katror për punëtor.

Kryeshefi ekzekutiv i BPB-së, Arton Celina, u shpreh se ky inaugurim tregon se BPB është e konsoliduar në pozicionin e saj në treg, ndërkohë që edhe rezultatet financiare tregojnë se kjo bankë ka shënuar rritje në sektorin financiar.

Celina duke treguar shifrat  e performancës së Bankës BPB, tha se të gjithë indikatorët dhe rregullatorët qëndrojnë në nivelet  e industrisë, ndërsa me shumicën e indikatorëve të performancës është mbi nivelet e mesatares së industrisë.

Zëvendës guvernatori i Bankës Qendrore, Sokol Havolli, tha se hapja e kësaj zyre përçon mesazhin se Kosova ka kapacitet të përcjellë sistemin financiar në botë. Ai po ashtu tha se me këtë avancim, Banka BPB ka treguar se do të jetë gjatë në shërbim të klientëve.

Ndërtesa posedon një sallë trajnimeve që plotëson gjitha nevojat e bankës për trajnim të staffit si dhe siguron mbarëvajtjen e programit BPB Juniors. Ekziston edhe një dhomë kreative që shërben për të motivuar personelin që të vijnë me ide të reja për të shtyer bankën në sukseset e radhës. Data qendra jonë e re është e pajisur me teknologjinë me moderne për te na ndihmuar ne raportet dhe analizat tona si dhe përmirësuar infrastrukturën e komunikimit si me degë, ashtu edhe me klientë.

Për më shume, ndërtesa ka parking të mjaftueshëm si për vizitorët, ashtu edhe për staf, ka ndriçim natyral në të dy anët dhe është ndërtuar me konsideratë ndaj ambientit.

Zyra e re qendrore e BPB është në rrugë Ukshin Hoti, nr 128, në Prishtinë (te kompleksi Ramiz Sadiku)