APLIKIMI PËR SHTYRJE TË KËSTIT TË KREDISË PËR KLIENTË INDIVIDUAL DHE BIZNESE

Të nderuar klientë,

AFATI I FUNDIT PËR APLIKIM PËR SHTYRJE TË PAGESËS SË KËSTIT ËSHTË 31 MARS 2020

BPB ofron shërbimin “Aplikimi online për shtyerje te pagesës së kredisë”. Përmes këtij shërbimi ju mund të parashtroni kërkesën online për rastet specifike kur parashihni vështirësi në pagesat e kësteve kreditore si rrjedhojë e situatës aktuale të shkaktuar nga COVID 19.

Sqarim : Banka nuk do të aplikojë interes ndëshkues ndërkaq pagesa e interesit të rregulltë do të ngarkohet me pagesën e këstit të ardhshëm.

Banka do të shqyrtoj kërkesën tuaj dhe do të ju informoj në formë elektronike (me email) për kushtet e reja të aprovuara për shtyrjen/ndryshimin e këstit të kredisë. Kërkesat e parashtruara nëpërmjet kanaleve zyrtare të Bankës nga ana e klientëve, BPB do të i trajtoj një nga një.

Për ndihmë, probleme teknike, pyetje dhe çështje tjera rreth aplikimit online, ju lutem kontaktoni shërbimin për klientë në :

  • 038 620 620
  • 0800 50000 (Pa pagesë)
  • +383 43 520 520 (Viber – vetëm me mesazhe)
  • sherbimiperkliente@bpbbank.com

Klientët të cilët kanë kërkesa mbi shtyrjen e kësteve kreditore mund të aplikojnë në linqet si më poshtë ku edhe duhet të specifikojnë arsyen e kërkesës për shtyrjen e kësteve kreditore:

APLIKIMI PËR SHTYRJE TË KËSTIT TË KREDISË PËR KLIENTË INDIVIDUAL

APLIKIMI PËR SHTYRJE TË KËSTIT TË KREDISË PËR KLIENTË BIZNESI

 

Për informata shtesë ju lutemi referohuni në web faqen zyrtare të BQK-së për të lexuar lajmin e plotë mbi këtë vendim: https://bqk-kos.org/?id=104&I=1726