Anita Kosumi-Ajeti flet për HR Academy dhe programin BPB Junior

Udhëheqësja e Departamentit të Burimeve Njerëzore në BPB, Anita Kosumi-Ajeti e ftuar në emisionin “7 Ditë me Panxhën”,Klan Kosova ka folur për Akademinë e HR-it, projekt i Bankës për Biznes që pritet të fillojë gjatë muajit të ardhshëm.

Cili është qëllimi i kësaj akademie dhe pse është e rëndësishme për sektorin bankar, ndikimi që kjo do të ketë në aftësimin e të rinjëve në tregun e punës, e gjithashtu programet që do të përfshihen, ishin vetëm disa prej temave që u diskutuan në këtë intervistë.

Kosumi-Ajeti ka treguar gjithashtu për programin BPB Junior dhe interesimin e madh që ka për të qenë pjesë e programit, tash e 5-vite, duke folur gjithashtu edhe për gjeneratën e re që pritet të nis trajnimet së shpejti.

Intervista e plotë:

“7 Ditë me Panxhën” – Ne e kemi pasur një storje më herët ku flasim, a është investim apo kosto trajnimi i stafit, ju keni marrë një hap, që  keni krijuar një HR Academy, apo Akademinë e Burimeve Njerëzore. Sa është me rëndësi krijimi i një akademie të tillë, ose pse e keni kriju?

Realisht nëse kthehemi në fillimet e akademisë, që ka qenë viti 2018-të, kur na e kemi nis programin BPB Junior, pse ka lind kjo ide është nevoja me pas në vazhdimësi staf për rekrutim, mirëpo, gjithashtu akademinë, e kemi krijuar edhe për zhvillim të stafit aktual që kemi brenda bankës. Ripozicionimi në treg që e kemi arritur si Banka për Biznes është falë stafit, njohurive të tyre dhe eksperiencës të gjatë bankare që e kanë, prandaj nevoja është e domosdoshme, investimi në stafin aktual gjithashtu, edhe ndërtimi i kapaciteteve të reja, ose investimi në të rinjtë. Për më tepër, akademia tash po finalizohet me HR Academy, mirëpo, fillimet i ka në vitin 2018-të, kur kemi nis bashkëpunimin me Universitetin e Prishtinës, kemi bashkëpunim edhe me UBT-në dhe Riinvest. Ideja ka qenë dhe është me kriju një urë lidhëse në mes të edukimit dhe industrisë, do të thotë ne po e shohim çdo ditë, gjatë procesit të rekrutimit sidomos, e vërejmë që studentët kanë nevojë për aftësitë të cilat janë të domosdoshme në procesin e rekrutimit e të cilat janë më se të domosdoshme për një karrierë të sukseshme siç janë aftësitë e komunikimit, prezantimit, qasja, puna në grup, prandaj edhe ne duam ta krijojmë një urë lidhëse në mes të edukimit dhe pjesës së industrisë.

Sa ka ndikim? Ne kemi shumë të rinjë që shpesh punëdhënësit ankohet që nuk i kanë aftësitë e duhura, sa po ndikon kjo akademi që këta të rinj t’i fitojnë këto shkathtësi?

Ne aktualisht jemi në proces me gjeneratën e pestë, ku vetëm me gjeneratën e pestë i kemi pranuar 500 aplikime do të thotë ka interesim shumë të lartë të studentëve.

Prej 500 aplikantëve, sa i keni pranuar?

Prej 500 pranohen rreth 30 studentë, deri më tash nëpër pesë gjenerata kanë kaluar afër 200 studentë prej të cilëve, aktualisht në Bankën tonë i kemi të punësuar në pozita të ndryshme afër 40-të prej këtij programi. Sa ka pas ndikim, mund të them që kemi informata, disa janë punësuar në Bankën tonë, por të tjerët kanë arritur me gjetë veten nëpër kompani të ndryshme.

Do të thotë ja ka vlejt investimi?

Kjo është e domosdoshme sepse, programi nuk fokusohet vetëm në pjesën e lëndëve të sistemit bankar, ne i kushtojmë rëndësi edhe pjesës së komunikimit, qasjes, shkathtësive të buta, intelegjencës emocionale, bëjmë zakonisht edhe ‘role place’ të ndryshme, që mandej, studentët ose kandidatët që janë pjesë e programit kanë mundësi që me pa vetën për çfarë orientimi, apo për çka janë më të prirur. Ndoshta, gjatë programit  ne e shohin që nuk është banka, ajo që ata duan ta arrijnë me karrierën e tyre, edhe e identifikojnë ndonjë fushë tjetër. Por, qëllimi jonë, edhe pse jemi bankë dhe normalisht qëllimi ynë, jemi institucion bankar fitimprurës, kemi për qëllim që me këtë program me ndihmu edhe shoqërinë në përgjithësi, ku studentët me dalë në tregun e punës ma të përgatitur dhe më të fortë duke e ditur normalisht, duke i njohur aftësitë e tyre dhe duke punuar më shumë me aftësitë e domosdoshme.

Kur pritet të fillojë Akademia dhe çfarë programe do të ketë?

Akademia e HR-it do t’i ketë programet, ato që kanë të bëjnë me zhvillimin e stafit të bankës, po prorgamin e veçantë që ka të bëjë me studentët është BPB Junior. Aktualisht është mbyllur aplikimi për gjeneratën e pestë.

I kemi edhe disa foto që po dalin prej disa aktiviteteve të ndryshme…

Po këto janë prej vitit 2018-të, ku do të thotë në kuadër të panelit kemi pasur edhe rektorin e UBT-së. Në vazhdimësi kemi pasur bashkëpunime të ndryshme. Në njërën nga fotot paraqitet edhe vizita në Bankën Qendrore, ku studentët kanë pasur mundësi me i taku personat kompetent në pozita të ndryshme në BQK, të cilët e kanë shpreh prej anës praktike se si funksionojnë transferet, bonot e thesarit, janë fusha të cilat ju kanë interesu edhe studentëve, ky është edhe prezantimi që është bërë prej Bankës Qendrore.

Do të thotë këtu nuk është vetëm që është stafi i BPB-së që ligjëron, ka edhe vizita studimore dhe folës të jashtëm që do të vijnë?

Patjetër. Kryesisht barrën më të madhe të Akademisë e bartim ne si institucion dhe trajnerët tanë që kanë një përvojë të gjatë bankare, edhe mundohemi që përmes programit të ju japim prej përvojës tonë, të ju japim shembuj se çka na ka ndihmu me arritë në një karrierë të caktuar, në mënyrë që edhe studentët të kenë mundësi me gjetë inspirim për karrierën e tyre.

Kush mundet me apliku, a duhet me qenë student, a duhet me qenë dikush që ka diplomu, apo dikush si unë që du me e ndërru karrierën?

Aplikimi është i hapur kryesisht për studentët e vitit të fundit të studimeve po edhe ata të sapo diplomuar, kategorinë e studimeve apo nivelin e studimeve nuk e përcaktojmë, sepse duam të kemi kandidatë prej fushave të ndryshme, kemi edhe prej shkencave politike, sepse vlerësimi bëhet me anë të një testi, mirëpo, kryesisht i kushtojmë shumë rëndësi anës së personalitetit dhe dëshirës së kandidatëve për të mësuar, dëshirës për t’u bërë pjeesë e programit, normalisht qëllimi jonë është që masën e madhe të tyre me e punësu brenda bankës, në mënyrë që ata me jap rezultat në të ardhmen, por, mundohemi me i përgatit edhe për tregun e punës.

Anita, ne kur të fillon akademia, kemi në plan me ju vizitu, edhe me shiku se si është një ditë në Akademi, mirëpo, t’i ke një prej departamenteve që është më sensistive, menaxhimin e Burimeve Njerëzore. Çka të bën krenarë me akademinë dhe BPB Junior?

Duke pas parasysh që investimi në njerëz është fushë jashtëzakonisht e rëndësishme dhe kërkon vëmendjen e vazhdueshme të institucionit, në mënyrë që me arrit me mbërri sa më shumë rezultate, po edhe me pas njerëz të lumtur që e bëjnë një punë me qef, edhe kanë sukses në karrierën e tyre, çka më bën të lumtur dhe krenare në këtë aspekt është që si institucion, kemi arritë me bë bashkë njerëz të sektorit bankar, që kanë arrit me kriju emër dhe përvojë dhe me qenë pjesë e një institucioni në rritje të vazhdueshme, në anën tjetër, sa i përket BPB Junior, dhe tash kurorëzimin apo finalizimit me Akademi, më bën krenare, fakti që po arrijmë me ndryshu jetët e të rinjëve, shpresë dhe përgatitje dhe ndoshta me ju hap mendjen se sa është me rëndësi me punu me veten, me aftësitë e domosdoshme në tregun e punës, edhe shumë thjesht, çka do që don me arritë, nëse punon për atë, ki mundësi me arritë.

Edhe njëherë kur hapet Akademia?

Në muajin maj. Aktualisht për gjeneratën e pestë është i mbyllur procesi i rekrutimit, i kemi rekrutuar, mirëpo, në shtator vazhdojmë me gjeneratën e gjashtë.

Mirë Anita, thotë klientët e lumtur janë atëherë kur stafi është i lumtur. Do të thotë ju konsideroni se më shumë është investim se sa kosto trajnimi i stafit?

Është pikërisht investim, sepse kjo është diçka që kthehet në rezultatet edhe kthehet në kujdes ndaj klientit, kthehet edhe në një ekipë të cilët bashkërisht mundohen me arritë rezultate.

Unë ju uroj punë të mbarë, ne do të shihemi, unë do të vi ta shoh akademinë dhe besoj që do të bëni një trajnim të të rinjëve që me qëndru në Kosovë, mos me mendu që veç duhet me ik prej Kosovës…

Faleminderit.