Kartelat “Pa kontakt”/ Contactless

Të gjithë klientët e bankës BPB të cilët do të pajisen me kartela të reja duke filluar nga data 10.07.2019, do të mund të përdorin teknologjinë e fundit në treg për realizim te pagesave “Pa kontakt”. Kjo teknologji ofron mundësinë e “Pagesave të Shpejta” nëpër pika të shitjes (POS) pa kontakt në mënyrë të lehtë dhe praktike.

Realizimi i pagesave “Pa kontakt”

Pagesat “Pa kontakt” janë pagesa që realizohen vetëm duke e afruar kartelën në pikat e shitjes POS dhe pa e shtypur PIN-in, deri në një vlerë të caktuar. Blerjet e tilla mund të realizohen tek të gjithë tregtaret që kanë të vendosur shenjën e VISA dhe “Pa kontakt”.

Shuma maksimale për transaksion “Pa kontakt”

Limiti për transaksion “Pa kontakt” ndryshon nga shteti dhe banka që e ofron pajisjen POS.  Limiti i përcaktuar për një transaksion nga bankat ne Kosovë është 15 EUR. Çdo herë kur limiti bankës pranuese tejkalohet, duhet të vendoset edhe PIN-i, mirëpo kartela nuk është e nevojshme të futet në pajisje.

Shuma maksimale e blerjeve te njëpasnjëshme “Pa kontakt”

Shuma maksimale e lejuar nga BPB për transaksione “Pa kontakt” është 50 EUR, e cila mund te arrihet me një apo me disa transakcione të njëpasnjëshme. Pra, nëse blerja realizohet në POS terminale në Kosovë ku limiti për transaksion është 15 EUR,  klienti mund të realizoj transaksione shtesë “Pa kontakt” deri sa të arrijë shumen totale prej 50 EUR.

Ripertrirja e limitit për pagesa “Pa kontakt”

Për te ripërtërirë limitin maksimal të lejuar për blerjet “Pa kontakt”, duhet realizuar një transaksion në ‘Bankomat’ apo pikë të shitjes (POS) me kontakt të plotë dhe me PIN.