Afatizo mbi 5000 € në BPB dhe bëhuni pjesë e lojës së madhe shpërblyese

Nga 1 Korriku, fillon loja e madhe shpërblyese në BPB. Të gjithë klientët që afatizojnë mbi 5000€, përveç që përfitojnë normë preferenciale të interesit ata poashtu bëhen pjese e lojës së madhe shpërblyese. BPB do te shpërndaj 6 pushime verore dhe si premi kryesore në fund të kampanjës do të dhurohet vetura Renault Clio 2018

Për çdo afatizim mbi 5000 euro, do të fitoni një kupon, ku do t’i shënoni të dhënat tuaja personale dhe t’i vendosni në kuti, që tashmë janë të vendosura në të gjitha degët tona në tërë Kosovën. Për gjatë katër muajve sa do të zgjasë loja keni të drejtë pjesëmarrjeje, sa herë që të afatizoni.

Tërheqja e fituesve do të bëhet më datën 5 te muajit vijues ne faqen tone zyrtare ne Facebook, ndërsa premia kryesore do te tërhiqet me datën 5 nëntor, drejtpërdrejtë në njërin nga televizionet kombëtare.

Sa më shumë afatizime mbi 5000€ , aq më të mëdha do të jenë shanset që ju të jeni fitues i njërit nga 6 pushimet verore apo edhe i premise, veture Renault Clio 2018.

Kualifikimi dhe rregullat e lojes

Për t’u kualifikuar në këtë lojë shpërblyese duhet të plotësohen këto kushte:

  • Klientët duhet të kenë apo hapin llogari bankare në BPB;
  • Të afatizojnë mjete në vlere 5,000€ ose me shume,  për një afat te caktuar kohor;
  • Mbyllja e afatizimit të mjeteve nuk mund të bëhet gjatë kohës kur kampanja është në fuqi;

Rregullat e lojës

  • Për çdo afatizim 5,000€ ose me shume klienti kualifikohet për lojën shpërblyese;
  • Për vlerën 5,000€ klienti përfiton 1 kupon (varësisht nga shuma që klienti afatizon aq kupona do ti marrë p.sh: (50,000 € / 5,000  € = 10 kupona);
  • Me rastin e afatizimit nga klienti, Këshilltari për Klientë/ZSHB së bashku me Kontratën e Depozitës i merr kuponat nga menaxheri i degës dhe i jepen klientit;
  • Në prani të Këshilltarit për Klientë,  klienti do të plotësojë të dhënat e kërkuara në kupon dhe të vendoset në kutinë e caktuar në degë për lojën shpërblyese.
  • Komisioni përzgjedh klientin në mënyrë të rastësishme dhe më pas verifikohet saktësia dhe afatizimi i mjeteve në sistem;
  • Nëse klienti mbyll afatizimin gjatë kohës sa është kampanja në fuqi, në rast së përzgjedhjes së tij, pas verifikimit  të të dhënave në sistem, kuponi do të shpallet i pavlefshëm;
  • Kuponi i cili në mënyrë rastësore përzgjidhet dhe është fitues gjatë tërheqjes së shpërblimit “Pushimet Verore”, do të tërhiqet dhe nuk do të futet përsëri në lojë.
  • Nëse ne mënyrë rastësore përzgjidhet personi njëjtë për pushime verore për herën e dyte do te eliminohet (Nuk mund te kete fitues te 2 e me shume shpërblimeve te njëjta).

Për çdo muaj përzgjedhja e fituesve bëhet në mënyrë të njëjtë dhe pas përzgjedhjes së fituesve, kuponat e tjerë vendosën në kutinë përgjithshme për të qenë pjesëmarrës për përzgjedhjen e fituesit të Premisë – Renault Clio.