BPB vazhdon me ofrimin e kredive për efiçencë të energjisë në kuadër të projektit KOSEP

Po shpenzojmë shumë në energji dhe veçanërisht në elektricitet! Energjia elektrike, nafta dhe burimet tjera të energisë përdoren më së shumti nga bizneset në Kosovë.

Derisa shumë nga këto thënie mund të jenë të vërteta, edhe pajisjet e vjetëruara kanë ndikim të madh në shpenzimin e energjisë, dhe për pasojë edhe faturën e lartë të energjisë. Por në anën tjetër, tanimë shumë biznese e kanë gjetur zgjidhjen përmes kredisë për efiçencë të energjisë dhe janë duke i gëzuar të mirat nga investimi i bërë, derisa shumë të tjera janë në proces të aplikimit.

Mos u brengosni, nuk është vonë! BPB në kuadër të projektit KOSEP që financohet nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD), është duke vazhduar me dhënien e kredive që mundësojnë investime në efiçencë të energjisë dhe burime të energjisë së rinovueshme, e që ndikojnë direkt në uljen e shpenzimeve të energjisë, dhe rrjedhimisht edhe në rritjen e fitimit të përgjithshëm të kompanisë.

Por kjo nuk është e tëra! Me rastin e implementimit të suksesshëm të projektit, ju do të përfitoni deri në 20 % të kredisë e cila do t’ju kthehet në formë granti.

Për më tepër, duke investuar në projekte të efiçencës së energjisë, ju do të ndikoni direkt në ruajtjen e ambientit, gjë që do t’ju rendis si biznes me përgjegjësi ndaj shoqërisë.