BPB mëson fëmijët mbi kursimet dhe vlerën e parasë

Dje me datë 1 qershor 2016, për nder të ‘Ditës ndërkombëtare të fëmijëve”, BPB ftoi fëmijët parashkollorë së bashku me prindërit e tyre në degët e saj në Prishtinë, Gjakovë, Ferizaj, Prizren, Mitrovicë, Gjilan dhe Pejë. Kjo ngjarje kishte karakter argëtimi, socializmi dhe informimi, me ç’rast patën rast për t’u njoftuar për së afërmi me punën që e bën banka jonë përmes një prezantimi të shkurtër mbi kursimet me synim që të ushqejmë tek fëmijët ndjenjën e kujdesit për paranë dhe rritjes së edukimit financiar tek brezi i ri. Pra, qëllimi kryesor i këtyre aktiviteteve ishte që fëmijëve t’ju prezantojmë konceptet bazë për paratë në fëmijëri të hershme kur fillojnë të krijojnë idenë e monedhave dhe fillojnë t’i vendosin në arkat e tyre të kursimit. Gjithashtu, gjatë këtij aktiviteti shfrytëzuam rastin t’i gëzojmë fëmijët me disa dhurata simbolike.