BPB lanson “Kredinë për Efiçencë të Energjisë”

“Kredia për Efiçencë të Energjisë” është lansuar në bashkëpunim me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) e cila ndihmon të gjitha bizneset në investimet e tyre që kontribuojnë ne rritjen e efiçencës së energjisë. Te gjithë klientët te cilët marrin kredi për efiçencë të energjisë do të përfitojnë: uljen e shpenzimeve mujore, përmirësimin e kushteve për zhvillim te biznesit dhe rritjen e kursimeve. Projektet duhet të jenë investime të cilat do të kontribuojnë në përmirësimin e performancës energjetike të objekteve afariste dhe për të nxitur përdorimin e energjisë nga burimet e ripërtëritshme të energjisë. Ajo çka e bën të veçantë këtë produkt është se deri 20 % e vlerës së kredisë i kthehet klientit pas zbatimit të suksesshëm të projektit.
Kush mund të marrë kredi?

Që të mund të marrësh këtë kredi duhet të aplikosh si:

  • Pronarë i biznesit rezident në Kosovë,
  • Biznes i regjistruar sipas ligjeve në Kosovë.

Si kualifikohet projekti juaj?

Një projekt kualifikohet nëse rezulton në uljen e përdorimit të energjisë në një ndërtesë banimi apo biznesi. Gjithashtu, projektet që promovojnë energjinë e ripërtritshme kualifikohen për kredi. BPB konsideron që kursimi i energjisë si dhe rritja e kursimeve është një faktorë mjaft i rëndësishëm i mirëqenies. Duke kursyer energji kursehen para, mbrohet mjedisi dhe zvogëlohet niveli i ndryshimeve klimatike.