BPB do të ndërprej operimin me llogaritë në valutën GBP (funta)

Klientë të nderuar,

Ju njoftojmë se BPB do të ndërprej operimin me llogaritë në valutën GBP (funta).

Klientëve që kanë mjete në llogari në valutën GBP do t’iu ofrohet mundësia e konvertimit të këtyre mjeteve në EUR apo tërheqja në para te gatshme (në GBP). Pas transaksionit të fundit (kur bilanci mbetet 0) bëhet mbyllja e llogarisë GBP. Sa i përket pranimit të transfereve nga jashtë në valutën GBP, ato edhe nëse inicohen në këtë valute, pranimi i tyre do të bëhet në valutën EUR dhe konvertimi i tyre do të bëhet në bazë të kursit valutor të asaj dite.

Afati i fundit për mbylljen e të gjitha llogarive në valutën GBP është data 31/10/2016. Ndërsa, me datën 1/11/2016 mjetet e klientëve që nuk kanë mbyllur, apo tërhequr mjetet nga, llogaritë në GBP do te konvertohen në EUR me kursin valutor të datës 1/11/2016.

Faleminderit për mirëkuptim,
BPB