Banka për Biznes dhe IFC nënshkruajnë kontratë bashkëpunimi

BpB dhe IFC, anëtare e grupit të Bankës Botërore janë duke bashkëpunuar në ngritjen e efiçiencës së energjisë së kompanive të vogla dhe shtëpive në Kosovë. IFC do të mbështesë bankën në përmirësimin e kapaciteteve të brendshme me qëllim identifikimin, vlerësimin dhe financimin e projekteve në vend.

Marrëveshja në mes të BpB-së dhe IFC-së është nënshkruar me 18 shtator 2014, ku përfaqësuesit e BpB-së dhe IFC-së kanë prezantuar karakteristikat kryesore të projektit tek bizneset vendore, shoqatat tregtare, agjensitë qeveritare dhe mediat.

“Duke qenë një bankë që vepron në Kosovë që nga viti 2001, e dijmë se ekziston një potencial për investim të konsiderueshëm në modernizimin e efikasitetit të energjisë së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe të sektorit të kredive për persona individual” tha Richard Beasley, Kryeshef Ekzekutiv i BpB-së.”Megjithatë, investimet në efikasitetin e energjisë janë mjaft komplekse, me kënaqësi do zhvillojmë këtë aspekt të biznesit tonë, së bashku me IFC-në.”