Maksim Caslli

Maksim Caslli është emëruar Anëtar i Bordit të Drejtorëve në mars të vitit 2023. Gjatë vitit 2022 ai ka qenë këshilltar i jashtëm i Bordit të Drejtorëve. Z. Caslli është pronar dhe Drejtor Gjeneral në American Capital, një kompani këshilluese dhe investuese me portofol investimesh në teknologjinë e informacionit, shërbimeve financiare dhe të kontabilitetit, shërbimeve të konsulencës, agroturizmit, bujqësisë, tregtimit me shumicë dhe pakicë të ushqimeve dhe ndërtimtarisë. Ai ka një përvojë të gjatë duke filluar nga angazhimi i tij në Deloitte nga viti 1995 deri në vitin 2021. Ai themeloi Deloitte në Shqipëri në vitin 1996, më vonë në Kosovë në vitin 2000 dhe për 7 vjet ishte në detyrë si Partner Menaxhues për Deloitte në rajonin e Ballkanit, duke udhëhequr Deloitte në Rumani, Bullgari dhe Moldavi.

Caslli ka një diplomë Master në Marketing dhe Strategji nga Shkolla Norvegjeze e Menaxhimit dhe është ka diplomuar në drejtimin Inxhinier Mekanik në Universitetin e Tiranës. Ai ka shkollim të nivelit ekzekutiv edhe nga universitete prestigjioze si Shkolla e Biznesit në Harvard, Shkolla e Biznesit në Londër, Universiteti i Virxhinias, Shkolla e Biznesit në Vjenë, Universiteti i Floridës në fusha që lidhen me bashkimet dhe blerjet e kompanive, kapitalin privat dhe kapitalin sipërmarrës, zhvillimin e lidershipit, financimin e projekteve për PPP etj.