Kursi i valutës

  • $ (USD) 0.7516
  • F (CHF) 0.8247
  • £ (GPB) 1.2483

Degët dhe Bankomatët

Banka për Biznes operon rrjetin prej 29 degëve dhe nëndegëve të vendosura në vende të ndryshme në Kosovë.

DEGËT +

BpB me SWIFT kod

Klientë të nderuar,

Me anë të kësaj shkrese Ju njoftojmë se Shoqata e SWIFT-it me date 17.08.2013 ka regjistruar Shtetin e Kosovës në regjistrin e shteteve për rrjetin e SWIFT-it . Kodi identifikues i ndarë për Shtetin e Kosovës për këtë rrjet është XK .

Me këtë rast Banka për Biznes ka aplikuar që të pajiset me kodin identifikues - BIC Code. Kjo do te thotë që edhe Banka për Biznes do të jetë anëtare e SWIFT-it me kodin i cili do ta identifikon gjatë transferimit të fondeve.

SWIFT Kodi i BpB-së është:  BPBXXKPR

Republika e Kosovës zyrtarisht me datë 07.12.2013 do të  kaloje në procedim të pagesave live si anëtare e shoqatës së SWIFT-it.

Kur klientët përdorin institucionet financiare që posedojnë SWIFT kod, përfitojnë në kohë duke e shkurtuar atë, që menjëherë rezulton me pagesa më të shpejta deri te klienti në një vend tjetër.

Banka për Biznes duke përdorur SWIFT kodin e vetë BPBXXKPR, do t'i eliminojë sfidat e së kaluarës në punës, si transaksionet e dërguara dhe pranuara me Fax dhe me mjetet e tjera elektronike. Tani do të jetë lidhur drejtpërdrejt me SWIFT, që do t'i ndihmojë klientëve tanë, të dërgojnë dhe pranojnë transaksione financiare mbarë botërore, që janë të sigurta të shpejta dhe konfidenciale.

Luten të gjithë klientët që nga kjo datë të startojnë të bëjnë transferimin e fondeve duke e identifikuar përfitues bankën tonë me SWIFT kodin e ri BPBXXKPR dhe duke shënuar llogarinë rrjedhëse të klientit pranë BpB-së 16 shifrore p.sh.1300XXXXXXXXXXXX.

Ju lusim qe pagesat të procedohen në të njejtën formë si në të kaluarën. I vetmi ndryshim nga data 14.12.2013 është BIC Codi (SWIFT kodi) i bankës sonë i cili duhet të ndryshohet nga BUNSRS21 në BPBXXKPR.

Për informata më të sakta ju lutem kontaktoni njësinë më të afërt të BpB-së

 

Me respekt,

Banka për Biznes

prapa