• Slider Image

Shërbimi për klientë

BPB ka për qëllim të ju shërbej si partner i juaj afatgjatë financiar. Për të qenë sa më afër nevojave dhe kërkesave të klientëve të saj ka themeluar sektorin e veçantë Kujdesi ndaj Klientit.

Prioriteti ynë është të dëgjojmë dhe të përmbushim në mënyrë të vazhdueshme nevojat dhe kërkesat tuaja.

Si mund të na kontaktoni ?

BPB punon të jetë e qasshme nga ju në kanale të ndryshme të komunikimit, aty dhe atëherë kur juve ju nevojitet.
  • Kontakto Qendrën e Thirrjeve në numrat 038 620 620 & 0800 50 000;
  • Na shkruani në sherbimiperkliente@bpbbank.com për të ngritur çfarëdo çështje të rëndësishme për ju;
  • Na ndiqni dhe shkruani në faqën tonë zyrtare në Facebook.

Në mënyrë që të jemi në hap me nevojat dhe kërkesat tuaja ne ju inkurajojmë që të ndani me ne komentet, sugjerimet por edhe të shprehni pakënaqësinë tuaj.  BPB sigurohet që me kohë të përmbush pritshmëritë tuaja, ne jemi të gatshëm për të trajtuar ankesën tuaj në mënyrën më efikase dhe profesionale që është e mundur.

Për tu informuar për hapat që mund të ndjekni për të parashtruar ankesën tuaj kliko këtu.

Pyetjet më të shpeshta

  • Cili është IBAN-i I BPB-së?

    IBAN-i i BPB-së është XK05 dhe numri I xh.ll. së klientit (shembull: XK051300000000000000)

  • Cili është SWIFT kodi i BPB-së?

    SWIFT kodi i BPB-së është: BPBXXKPR

  • Si mund të bëhet autorizimi në llogari të personit tjetër?

    Duhet të jenë prezent të dy palët (autorizuesi dhe personi i cili autorizohet)
    T’i kenë dokumentet e vlefshme të identifikimit
    Dëshmi mbi vendbanimin/adresën

  • Cili është çmimi për tu pajisur me eBanking dhe sa është tarifa mujore?

    Paisja me token 10Є

    Tarifa mujore 0.50Є

  • Si bëhet mbushja e telefonit përmes SMS-it?

    Duke derguar SMS në numër 50000 me tekst numri i telefonit hapësire shuma e mbushjes (shembull: 044xxxxxx 5 ose 045xxxxxx 5 (për mbushje 5€).

  • Sa eshte provizioni për tërheqje nëpër bankomatë?

    Nëpër bankomatët e BPB-së € 0.10

    Nëpër bankomatët e NLB-së € 0.20

    Nëpër bankomatët e bankave tjera (brenda dhe jashte Kosovës) minimum 3.00 Є, 2.50% e shumës

  • Sa është provizioni nëpër pikat e shitjes (POS)?

    Brenda Kosovës pa provizion

    Jashtë Kosovës 1%

    Pagesat online përmes kartelës 1%

  • Çka nevojitet për kredi individuale?

    Dokumenti i vlefshëm identifikimi

    Kontrata e punës ose dëshmi për të hyra të rregullta

    Dokumentacioni mbi kolateralin (Pengun)

    Dokumentacioni mbi hipotekën (për shumat mbi Є10,000)

  • Çka nevojitet për hapjen e llogarisë individuale?

    Dokumenti i vlefshëm identifikimi

    Dokumenti për dëshmi të vendbanimit/adresës

    Personi për të cilin hapet llogaria duhet të jetë prezent

  • Sa është interesi ndëshkues në borxhin e mbetur të VISA CLASSIC?

    24.00 % vjetore

  • Cilat pagesa mund të bëhen përmes mbanking?

    Pagesat brenda bankës dhe ndërbankare

  • Sa janë provizionet për tërheqjet me VISA CLASSIC?

    5 EUR minimum, 3% e shumës

  • Cilat pagesa të kryera përmes e-banking janë pa provizion?

    Pagesat GIRO të KEDS-it

    Pagesat GIRO të ujësjellësit

  • Kur bëhet përllogaritja e borxhit në VISA CLASSIC?

    Çdo muaj

  • Sa është limiti i tërheqjes në ATM me VISA ELECTRON?

    1000.00 EUR

Pyetësori për matjen e kënaqësisë së klientëve

Mendimet dhe sygjerimet e juaja janë tejet të rëndësishme për ne.
Prandaj, na ndihmoni të përmirësojmë shërbimet dhe produktet tona duke plotësuar pyetësorin e mëposhtëm.
1. Sa jeni të kënaqur me shërbimet e bankës ?
2. Cili ka qenë veprimi juaj i fundit në bankë?
3. Keni ndonjë koment? Ndihuni të lirë të shprehni mendimin tuaj.