Zgjidhe problemin: merr kredi deri në 30 mij euro për të realizuar planet e juaja, brenda 24 orëve

Keni menduar ndonjëherë se çfarë do të bënit me 30 mijë euro më shumë në llogarinë tuaj bankare? BPB ka lansuar produktin më të ri financiar me anë të cilit klientë të kësaj banke mund të marrin kredi deri në 30 mijë euro me kushte shumë të volitshme dhe te kene mundesine e mbiterheqjeve fleksibile deri ne dy paga,.

‘Kredinë prej 30 mijë euro, klientët mund t’a kthejnë në periudhë kohore nga 6 deri në 180 muaj,’, thekson Artan Sadiku, Zv.Kryeshef Ekzekutiv.

‘Me shpenzime minimale administrative dhe me norma shumë të volitshme, me anë të kredisë deri në 30 mijë euro, ne u ofrojmë klientëve një mundësi për të realizuar planet e tyre afatgjate,me nje pergjigje brenda 24 oreve.’, tregon z. Sadiku.

Të gjithë klientët që pranojnë pagën përmes llogarisë së tyre bankare në BPB, apo edhe tjerët që përzgjedhin këtë bankë për të kryer shërbimet e tyre financiare, mund t’i drejtohen te gjitha degeve të bankës për të përfituar nga ky produkt financiar.

‘Të punësuar të sektorit publik dhe të atij privat, apo të gjithë individët që kanë të ardhura të justifikuara –përmes bankave, mund t’i drejtohen bankës së vendit për të përfituar nga kredia.’, shton në fund z. Sadiku.

Me normë atraktive të interesit, dhe pa hipotekë, me kërkesa minimale administrative, me bankën BPB pergjigjen e merrni brenda 24 oreve, kohë shumë e shpejtë dhe ju mund të realizoni planet e juaja afatgjate të investimit por edhe tjera.