Transferoni në BPB për të përfituar nga oferta më e mirë për kursime

Pak kohë më parë, BPB publikoi ofertën financiare të kursimeve për klientë të kësaj banke, por edhe për tjerë që ende nuk kanë hapur llogaritë e tyre në këtë bankë.

Me këtë ofertë, të gjitha ata që vendosin të kursejnë përfitojnë nga normat atraktive të interesit në vend të ofruara nga BPB, si dhe disa shërbime tjera falas.

‘Përveç normave atraktive të interesit nga të cilat përfitojnë klientët, të gjithë ata që transferojnë për të kursyer përfitojnë shërbime falas të transfereve, mbanking falas, si dhe debit kartelë falas’, tregon znj. Matilda Musa Gorani, Udhëheqëse e Departamentit të Retailit dhe Marketingut në BPB.

Kursimi i parave përmes depozitave në institucione bankare është praktikë në rritje në Kosovë. Në këtë mënyrë, përmes depozitave progresive, të gjithë ata që kursejnë me bankën e vendit, përfitojnë më shumë me kalimin e viteve.

‘Një numër i klientëve të bankës së vendit tani më kanë filluar të kursejnë dhe të përfitojnë nga depozitat progresive.’, sqaron znj. Gorani. ‘Çdo vit që kalon, klientët përfitojnë më shumë.’, shton ajo tutje.

Përmes produkteve atraktive nga të cilat përfitojnë klientët e bankës dhe qytetarët e vendit, BPB mëton të jetë edhe më afër klientëve të saj dhe të thellojë bashkëpunimin që për qëllim ka zhvillimin e përbashkët.