Përfito nga depozita përmes mundësisë së re të kursimit me bankën e vendit

Përfito nga depozita përmes mundësisë së re të kursimit me bankën e vendit 

Kohë më parë, banka e vendit publikoi produktin e ri të disejnuar për klientë të kategorive të ndryshme të kësaj banke, me të cilën ata tani mund të deponojnë dhe kursejnë shuma të ndryshme të parave, dhe të përfitojnë nga i gjithë ky proces.

‘Duke depozituar dhe kursyer me bankën e vendit, klientët e kësaj banke përfitojnë në baza vjetore me përqindje në rritje. Cdo vit që kalon, nënkupton rritje të përqindjes.’, thekson z. Artan Sadiku, Zv. Kryeshef Ekzekutiv në BPB.

Normat më atraktive në treg të përfitimit, rriten me kalimin e viteve. Me anë të këtij produkti, nëse klientët kursejnë të hollat e tyre me bankën e vendit, në vitin e parë përfitojnë 1.0% nga shuma e depozituar, në vitin e dytë 1.2%, në vitin e tretë 1.5%, në të katërtin 2.0% dhe në vitin e pestë, 3.0%. Norma efektive e interesit është e njejtë me normën fikse të interesit.

‘Klientët e bankës me anë të depozitimit në bankën tonë, kursejnë dhe përfitojnë deri në 3% nga depozitat në afat 5 vjecar.’, thekson z. Sadiku në vazhdim të bisedës, duke theksuar që ky produkt është i hapur për të gjitha kategoritë e klientëve të bankës së vendit.

BPB është e fokusuar në disejnimin e produkteve bankare për klientë që kanë për qëllim zhvillimin e përbashkët.