Në bankën e vendit, fëmijët mësojnë për kursime

Sot më datë 1 qershor 2017, në ditën ndërkombëtare të fëmijëve, banka e vendit hapi dyert për fëmijë nga institucione të ndryshme arsimore në Kosovë. Fëmijët, disa prej tyre bashkë me prindër, i janë drejtuar bankës për të mësuar më shumë mbi kursimet dhe vlerën e parasë.

‘Banka e vendit ka të disejnuara një numër produktesh, duke përfshirë edhe produktet që kanë për qëllim sigurimin e të ardhmës së fëmijëve. Me kushte mjaft të volitshme, tani të gjithë klientët mund t’i drejtohen bankës për të vendosur për mënyrën e kursimit për fëmijë.’, thotë z. Arton Celina, Kryeshef Ekzekutiv në BPB pas takimit me fëmijë.

Kursimi për fëmijët është një investim afatgjatë dhe shumë efikas për të ndihmuar ndërtimin e të ardhmës së fëmijëve tuaj. Duke kursyer paratë për fëmijët tuaj, ju mund të siguroni bazë për të investuar në arsimimin e tyre në të ardhmën, apo edhe në cështje tjera me rëndësi, duke siguruar një të ardhme më të sigurtë për ata.

‘Fëmijët ishin shumë kurreshtarë për procese të ndryshme që zhvillohen brenda bankës. Andaj, gjatë vizitës ne bashkë me ata kemi vizituar disa departamente, duke mëtuar të sqarojmë në tërësi dhe në mënyrë të thjeshtë dhe të kuptueshme për ta funksionimin e bankës, mënyrën mbi kursimet dhe vlerën e parasë’, shton z. Celina tutje gjatë bisedës.

Përmes kursimeve me depozita progresive, tani të gjithë mund t’i drejtohen bankës së vendit për të përfituar nga produkte të ndryshme të kursimit.