BPB vazhdon me përkrahjen e fermerëve

Në vazhdën e angazhimit dhe përkrahjes për zhvillimin e mëtutjeshëm të sektorit te bujqësisë, BPB sot ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Komunën e Mitrovicës. Si rezultat i kësaj marrëveshje BPB do të ju ofroj fermerëve të kësaj komune kredi me 0% interes dhe 0% shpenzime administrative. 
Duke pas parasysh rëndësinë e sektorit te bujqësisë ne zhvillimin e përgjithshëm ekonomik te vendit, ne kemi vendosur qe edhe njëherë te dëshmojmë përkrahjen tone për këtë sektor duke ju mundësuar fermerëve qasje të lehtë, të shpejtë dhe në fonde të lira, për zhvillimin e agrobizneseve të tyre. 

"Komuna e Mitrovicës tashmë po tregon qartë se zhvillimin e bujqësisë e ka prioritet. Këtë e kemi treguar vazhdimisht gjatë këtij viti, kur fermerët i kemi subvencionuar disa herë në forma të ndryshme. Me këtë marrëveshje që sot e nënshkruam me BPB-në, përkatësisht me kreditimin në kushte të volitshme të fermerëve, sektorit të bujqësisë dhe fermerëve të Komunës po ju japim një mbështetje të fuqishme, e cila jam i bindur se do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në realizimin e projekteve të shumta të fermerëve në të gjitha fushat", ka thënë ndër të tjera kryetari Bahtiri.

Zëvendës Kryeshefi Ekzekutiv i BPB-së, Artan Sadiku, theksoj se 'Banka vazhdimisht punon ne projekte qe mundësojnë qasje te lehtë dhe te shpejtë ne fonde për të gjitha bizneset në Kosove, e sidomos agrobizneset. Prandaj, jemi shume te lumtur qe na është dhënë mundësia që të jemi partner të komunës në këtë projekt, që synon të ndihmojë të gjitha agrobizneset e komunës së Mitrovicës drejt zhvillimit te mëtutjeshëm.