BPB shpërblen klientët në ditën e të dashuruarve

Në ditën e të dashuruarve, BPB bëri shpërndarjen e shpërblimeve falas për klientë të kësaj banke. Bileta VIP për çifte në kinemanë Cineplexx me menu të plotë të përfshirë si dhe një numër produktesh vendore, ishin pjesë e dhuratave të bankës për klientë të saj në ditën e të dashuruarve. Marigona Abazi, Enis Ajvazi, Doruntina Murati, Mustaf Beha dhe Venit Ajvazi janë fituesit e kësaj loje shpërblyese të bankës për klientë të saj, të lansuar në rrjete sociale kohë më parë.

‘Duke qenë katalizatorë vendor të zhvillimit, ne kemi vazhduar me aktivitetet tona drejt përkrahjes dhe promovimit të produkteve dhe ndërmarrjeve vendore. Për më shumë, është dita e të dashuruarve dhe padyshim që këtë datë e kemi shfrytëzuar të qëndrojmë edhe më afër klientëve. Janë ata që çdo ditë na mbushin plotë energji dhe vullnet për të qenë pjesë e zhvillimit të vendit.’ deklaron z. Arton Celina, Kryeshef Ekzekutiv në BPB.

Loja e publikuar në rrjete sociale kishte për qëllim të promovojë interaktivitetin me klientë të bankës. Klientët që komentuan dhe bënë shpërndarjen e njoftimit të bankës u bënë pjesë e lojës. Pesë të parët që zhvilluan aktivitetin sipas kritereve të përcaktuara, ishin fitues të pesë biletave VIP për qifte dhe me menu të plotë në kinemanë Cineplexx. ‘BPB do të vazhdojë me organizimin e aktiviteteve që kanë për qëllim promovimin e produkteve vendore si dhe mirënjohjen e kontributit të vazhdueshëm të klientëve në zhvillimin e kësaj banke dhe të vendit.’, thotë z. Celina në përmbyllje të bisedës.