BPB nënshkruan marrëveshjen e garancisë me Fondin Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK)

Sot me datë 4 dhjetor 2018 në zyrat e FKGK, BPB nënshkroi marrëveshjen e radhës me FKGK. Në këtë rast do të përfitojnë agrobizneset si pjesë e programit ‘Dritarja Agro’.

Garancia prej 1.5 milion euro e lëshuar nga FKGK-së i mundëson bankës rritjen e kredidhënies për ndërmarrjet agro në Kosovë dhe si rrjedhojë do t’ju lehtësoj qasjen në financa të gjitha këtyre bizneseve të cilat kanë nevojë për kredi për të plotësuar nevojat për investime në zgjerim të biznesit apo për kapital punues. Përmes kësaj marrëveshje BPB do të përfitojë më shumë siguri kolaterali për kreditë e lëshuara për këto ndërmarrje.

Duke i financuar këto biznese banka do të ndihmojmë jo vetëm rritjen në këtë sektor, por edhe zhvillimin ekonomik në përgjithësi. Zhvillimi i këtyre bizneseve do të ndikoj në rritjen e numrit të të punësuarve si dhe në krijimin e bizneseve më të mëdha të cilat do të rezultojnë në zhvillimin e regjionit.