BPB nënshkruan marrëveshje për rritje të limitit për garanci me Fondin Kosovar për Garanci Kreditore

Më 16 qershor 2017 BPB nënshkroi marrëveshjen me Fondin Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) për rritje të limitit të garancisë.

Nga kjo marrëveshje përfitojnë bizneset kliente të bankës duke përfituar mundësi më të mëdha dhe të lehtësuara të përkrahjes financiare, dhe duke mundësuar më shumë siguri kolaterali për kreditë e lëshuara. Pa këtë garanci kreditore një numër i bizneseve e kishin të pamundur marrjen e kredive.

'Jemi të lumtur për mundësinë e përkrahjes të edhe më shumë bizneseve në vend dhe që jemi ndër të parët që kemi nënshkruar këtë marrëveshje të garancisë me Fondin.', tha z. Arton Celina, Kryeshef Ekzekutiv në BPB gjatë ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes.

Në vitin që po lëmë pas, BPB kishe shfrytëzuar limitin e alokuar në tërësi, duke mundësuar përkrahjen dhe financimin e edhe më shumë bizneseve kliente të kësaj banke.

'Kjo marrëveshje do të ndikojë në krijimin e vendeve të reja të punës, rritjen ekonomike dhe rritjen e mundësive për sektorë ekonomik si gratë, pakicat, bujqit dhe rininë', shtoi ai tutje.

Shuma totale e kredive të miratuara nga Bankat të cilat janë vënë nën mbulimin e garancisë ka arritur tashmë rreth 13 milionë euro të shpërndara në 280 kredi. Ceremonia e nënshkrimit u mbajt në zyrat e Fondit, në rrugën Anton Çetta nr. 5A, në Prishtinë.