BPB nënshkruan marrëveshje me kompaninë Haxhijaha

Më 17 gusht 2018, BPB nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë Haxhijaha, një nga kompanitë më të mëdha në vend për import-export të mekanizmave dhe pajisjeve bujqësore të të gjitha profileve.

Nga marrëveshja e mirëkuptimit përfitojnë fermerët dhe agrobizneset e vendit, të cilët tani mund të blejnë pajisje të reja dhe të nevojshme për zhvillimin agrobiznesit të tyre, me kushte shumë të volitshme dhe me norma minimale të interesit.

Për të përfituar nga kjo marrëveshje, fermerët që plotësojnë kushtet themelore duhet të aplikojnë për kredi në BPB ose edhe përmes kompanisë Haxhijaha, në pikat e tyre të shitjes, për të blerë pajisje të reja bazuar në ofertën e caktuar për shitje të pajisjeve.

BPB është bankë komerciale vendore e licencuar dhe e pranishme në tregun bankar të Kosovës që nga viti 2001. Me 26 njësi anembanë Kosovës, sot BPB është partneri kryesor i zhvillimit në vend, përmes produkteve tejet atraktive për ndërmarrje dhe klientë individual.