BPB mirëpret diasporën në Aeroportin e Prishtinës

Me ofertë speciale të kursimeve dhe shumë përfitime tjera, BPB mirëpret udhëtarët nga diaspora në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’.

‘Oferta e përgatitur ka për qëllim të lehtësojë menaxhimin financiar për qytetarë që rikthehen në vendin e tyre për pushime dhe vizita familjarëve, me fokus te veçantë në kursime. Është e disejnuar enkas për ta.’, thekson znj. Matilda Musa Gorani, Udhëheqëse e Departamentit të Marketingut dhe Retail në BPB.

Pak kohë më parë, BPB publikoi ofertën financiare të kursimeve për klientët të kësaj banke, por edhe për tjerë që ende nuk kanë hapur llogaritë e tyre në këtë bankë. Përmes kësaj oferte, përfaqësues të diasporës mund të kursejë në BPB, duke gjeneruar të ardhura për vetën dhe familjet e tyre.

‘Përveç normave atraktive të interesit nga të cilat përfitojnë klientët, të gjithë ata që transferojnë për të kursyer përfitojnë, perveq transferit, mbanking falas si dhe nje debit kartelë falas’, tregon znj. Matilda Musa Gorani.