BPB Juniors takohen me komunitetin e Biznesit - vizitë dhe debat ne Korporatën Viva Fresh Store

Kjo iniciativë është ndërmarrë me qëllim që studentet gjatë ndjekjes se punës praktike ne Banke, te kenë mundësi te vizitojnë një prej korporatave me te suksesshme ne vend dhe te shohin si është e organizuar një biznes i tille, sfidat qe hasin ata dhe çka vlerësojnë tek një kandidat potencial gjate rekrutimit. 

Z. Hubertus Rick ,drejtor ekzekutiv i VIVA Fresh Store, tha se 'Gjatë procesit të rekrutimit ne synojmë të punësojmë njerëz që tregojnë vlera te personalitetit e jo eksperiencën. Eksperiencën e nevojshme mund ta marrin edhe gjatë punës me ne'.

Me iniciativa si kjo BPB ka për qellim qe te lidhe programin BPB Juniors me bashkëpunëtorët e bankës duke synuar punësimin apo angazhimin e sa me shume prej tyre tek bashkëpunëtorët tonë.