BPB inauguron degë të re në lagjen Agim Ramadani

Nё mёnyrё qё tё gjendemi sa mё pranё klientëve dhe tё pёrgjigjemi nё mёnyrё sa mё efikase ndaj kёrkesave të tyre, ju njoftojmë se Banka për Biznes ka bërë inaugurimin e degës së re në rrugën Agim Ramadani, Prishtinë. 

Inaugurimi i degës së re u bë nga z. Arton Celina, kryeshef ekzekutiv I BPB. “Objektet e reja janë vazhdimësi e rritjes se rrjetit të degëve tona të cilat janë në funksion të jetësimit të misionit të BPB-së për të ofruar shërbime financiare cilësore dhe të shpejta për të gjithë klientët’ – tha z. Celina gjate ceremonisë së hapjes. 

Ambientet e reja të degës janë konceptuar për t’i shërbyer një numri të madh klientësh, duke ruajtur cilësinë e lartë të shërbimit – parim ky i cili udhëheq veprimtarinë e përditshme të BPB-së. 

BPB është bankë komerciale vendore e licencuar dhe e pranishme në tregun bankar të Kosovës që nga viti 2001. Që nga atëherë banka është në rritje të vazhdueshme dhe ofron produkte dhe shërbime financiare që kanë për qëllim zhvillimin dhe përkrahjen e klientëve.