BPB dhe KUR Prishtina thellojnë bashkëpunimin

Më 31 janar 2017, në takimin e organizuar për nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit, banka e vendit perzgjedhet si banka amë nga Ujësjellësit Rajonal ‘Prishtina’.

Marrëveshja ka për qëllim të thellojë edhe më tutje bashkëpunimin ndërmjet bankës së vendit dhe KUR Prishtina.

Sipas marrëveshjes, përveç të qenit banke amë për ujësjellësin rajonal, BPB, ka dizajnuar edhe nje oferte enkas per punetoret e kësaj kompanie.

‘Marrëveshja ka për qëllim të sigurojë përkrahje për KUR Prishtina dhe të punësuarit e kësaj kompanie, në proceset e zhvillimit të tyre’, thekson z. Artan Sadiku, zv. Kryeshef ekzekutiv në BPB. ‘Marrëveshja në vete ka të integruara pako të shërbimeve dhe ofertave, të përgatitura enkas për punëtorët e kësaj kompanie publike.’, vazhdon tutje z. Sadiku.

Duke qenë partner i qëndrueshëm i zhvillimit në vend, BPB ka një numër marrëveshjesh të nënshkruara me kompani të ndryshme publike dhe private.

‘Mënyra e bashkëpunimit të bankës tonë me klientë është e orientuar drejt zhvillimit të përbashkët andaj edhe nuk do të ndalemi këtu. Kemi shumë punë për të bërë.’, thekson z. Sadiku në fund.