BERZH dhe BPB në partneritet për të rritur konkurrueshmërinë e NVM-ve në Kosovë

Sot, në Londër, BPB ka nënshkruar marrëveshje Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) nga e cila do të përfitojnë bizneset e vogla dhe të mesme në Kosovë.

Huaja prej 5 milionë eurosh që u nënshkrua nga Banka për Biznes (BPB) do të përdoret për të kredituar  bizneset e vogla dhe të mesme për të investuar në kapacitetet e prodhimit, mbrojtjen e mjedisit, sigurinë e punëtorëve dhe cilësinë e produkteve në përputhje me standardet e BE. Një kombinim i financimit afatgjatë, bashkëpunimit teknik dhe nxitjes së investimeve formojnë një paketë të dizajnuar për të ndihmuar në realizimin e plotë të potencialit të NVM-ve të vendit.

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme përbëjnë shtyllën e ekonomive në Kosovë. Me perspektivën e pranimit në BE dhe presionet mbi rritjen ekonomike – duke përfshirë konkurrencën nga tregjet në zhvillim – konkurrueshmëria e NVM-ve lokale varet nga rritja e cilësisë së prodhimit përmes inovacionit dhe zgjerimit të tregjeve të eksportit.

BPB, qe është partneri i parë i këtij programi te BERZH-it në Kosovë, u themelua në vitin 2001 dhe ofron një gamë të gjerë të produkteve bankare, me fokus të veçantë në NVM-të