Banka e vendit inauguron degën në Kamenicë

Më 18 Maj 2017 në mesin e shumë të pranishmëve, banka e vendit inauguroi degën e re në Kamenicë. Të pranishëm në festën e inaugurimit të kësaj dege ishin personalitete, klientë të nderuar dhe miq të dashur, të ftuar të posaçëm që ndanë mendimet e tyre për investimin e BPB-së.

‘Jemi të lumtur për investimin në këtë degë. Në këtë mënyrë ne tani jemi edhe më afër klientëve të bankës me produkte dhe shërbime të disejnuara enkas për ata, me qëllim të zhvillimit të tyre por dhe të bankës. Tani më jemi partner i zhvillimit në vend dhe mëtojmë që këtë partneritet t’a zhvillojmë tutje’, theksoi z. Adonis Bllacaku, Udhëheqës i Departamentit të Biznesit në BPB.

‘Kemi pasur kënaqësinë të mbështesim klientë individë dhe klientë biznesi me produkte dhe shërbime të shumta dhe të personalizuara, për të plotësuar çdo nevojë të tyren, për të siguruar një rritje dhe zhvillim të qëndrueshëm të biznesit”, theksoi z. Bllacaku në vazhdim të bisedës.

BPB është bankë komerciale vendore e licencuar dhe e pranishme në tregun bankar të Kosovës që nga viti 2001. Që nga atëherë jemi në rritje të vazhdueshme, zhvillim dhe mbështetje të klientelës. Fleksibiliteti, afërsia dhe kujdesi ndaj klientëve e bëjnë BPB-në të veçohet.

 

Me 26 njësi anembanë Kosovës, sot BPB është partneri kryesor i zhvillimit në vend, përmes produkteve tejet atraktive për ndërmarrje dhe klientë individual.