Logo

Exchange rate

  • $ (USD) 0.8160
  • F (CHF) 0.8309
  • £ (GPB) 1.2769

BRANCHES AND ATMs

Banka për Biznes operates a network of 27 branches and subsidiaries located in various locations in Kosovo.

BRANCHES +

Banka pėr Biznes dhuron donacione pėr festat e fundvitit!

Banka për Biznes me rastin e festave të fundvitit ka dhuruar mjete financiare institucioneve dhe organizatave në tri komunat e vendit. Sikurse edhe në të kaluarën, Banka për Biznes vendosi të mbështesë financiarisht organizatat e fushave të ndryshme të cilat çdo ditë përpiqen për të ndihmuar njerëzit në nevojë gjegjësisht ofrojnë shërbime në fushën e arsimit dhe shëndetësisë. Si rrjedhojë, këtë vit janë zgjedhur tri institucione të tilla:  Shkolla fillore " ​​Ganimete Tërbeshi", fshati Ponoshec, Komuna e Gjakovës, të cilës ju janë dhuruar € 1,000 për blerjen e inventarit për nxënës (banka dhe karrige); Qendrës kryesore te mjekësisë familjare (QKMF) në Mitrovicë si dhe SOS Fshatrat e fëmijëve në Prishtinë,  të cilave gjithashtu ju është dhuruar shuma e njejtë si ndihmë për blerjen e aparatit të EKG- së perkatesisht perkrahje financiare per punën e tyre me fëmijët pa kujdes prindëror.

 
Banka ndihet e privilegjuar të bashkëpunoj dhe ndihmoj këto tri institucione të cilat kanë impresionuar me përpjekjet dhe të arriturat e tyre në aspektin e arsimit, kujdesit shëndetësor dhe kujdesin për fëmijët pa kujdes prindëror. Kryeshefi Ekzekutiv i "Banka për Biznes" Richard Beasley, duke uruar të gjithë nxënësit dhe punetorët e këtyre instuticoneve ka konfirmuar se banka do të vazhdon edhe në të ardhmën të mbështes organizatat të cilat sikurse edhe banka jonë i ofrojnë popullit të Kosovës mundësi për më shumë.

BpB Donacion

BpB Donacion

BpB Donacion

Back