Që nga themelimi i bankës BPB, përkrah aktiviteteve biznesore banka ka për qëllim edhe të jetë pjesë e komunitetit, duke operuar në mënyrë të përgjegjshme.

Qëllimi ynë është i përqëndruar në mbështetjen e komunitetit dhe në ndërtimin e platformave drejt rezutlateve pozitive, duke vepruar jo vetëm si entitet biznesi, por edhe si pjesë e komunitetit në të cilin veprojmë. Jo vetëm që jemi të përgjegjshëm në aktivitetet tona por edhe ndajmë përgjegjësinë me aksionarët në lidhje me promovimin e vlerave të shoqërisë, si brenda kompanisë ashtu edhe në komunitet.

Programi i përgjegjësisë shoqërore i bankës BPB zhvillon praktikat më të mira shoqërore, mjedisore dhe komerciale dhe kontribuon në zhvillimin ekonomik të vendit. Përveç tjerash, programi përkrahë grupe të ndryshme të komunitetit, me qëllim të promovimit të të drejtave të barabarta në diversitet.