• Slider Image

    BPB ka për qëllim të shërbejë si partneri juaj afatgjatë financiar

    BPB ka për qëllim të shërbejë si partneri juaj afatgjatë financiar, me qëllim që ju të siguroni financimin e duhur për një zhvillim të qëndrueshëm të ndërrmarrjeve tuaja të vogla dhe të mesme. Përmes besimit reciprok, BPB është e përkushtuar të ju ofrojë produkte dhe shërbime cilësore atëherë dhe aty ku ju nevojitet.

    Zgjerimi i bizneseve tuaja nënkupton zhvillim ekonomik të vendit dhe rritje e mundësive të përkrahjes nga BPB si bankë e vendit tënd.

Llogaritë

Llogaritë bankare janë llogari të cilat mundësojnë ruajtjen e mjeteve për qasje më të lehtë, kursime, dhe depozitime.

Kodi Identifikues

Kodi identifikues shërben për t’ju qasur sa më lehtë informacioneve tuaja bankare përmes telefonatave në qendrën e thirrjeve të BPB-së.

E gjitha çka duhet të bëni, pasi të pajiseni me kodin identifikues, është të thërrisni në qendrën e thirrjeve dhe të identifikoheni tek zyrtari me kodin tuaj, ku më pas mund të kërkoni informacione për gjendjen tuaj të llogarisë dhe informata tjera relevante për ju. Para se ju të merrni informatat që ju duhen, zyrtari i qendrës së thirrjeve do t’ju bëj disa pyetje për t’u siguruar që ju jeni personi i cili e keni paraqitur atë kod identifikues.

KUJDES: MOS E NDANI KËTË KOD ME ASKËND, PASI QË ËSHTË MËNYRË PËR T’JU QASUR TË DHËNAVE TUAJA BANKARE PËRMES TELEFONATËS.

Kreditë Image

Kreditë

Keni nevojë për mbështetje financiare në realizimin e planeve tuaja për zhvillimin e biznesit?

Shfrytëzoni kreditë e shumta të BPB-së, të punuara enkas për plotësimin e nevojave për biznesin tuaj.

  • Kredi për investim dhe kapacitete prodhuese

    Keni planifikuar të investoni në zgjerimin e aktivietit tuaj të biznesit apo në pajisje të teknologjisë së fundit? BPB mirëpret planet e investimit tuaj dhe mbi një analizë të plotë financiare të biznesit tuaj, ofron financim afatgjatë për çdo biznes që ushtron aktivitet në fushën e prodhimit, tregtisë dhe shërbimeve.

    Keni nevojë për informata shtesë? Drejtohuni tek zyrtari për marrëdhënie me klientë në degën më të afërt të BPB-së .

    • Klientët përfitues

      Bizneset aktive

    • Shuma e financimit

      Min. 3,000 euro, Max. 150,000 euro

    • Afati maksimal i kthimit të kredisë

      Deri në 84 muaj

    • Dokumentacioni i nevojshëm

      Çertifkata e regjistrimit të biznesit të lëshuar nga MTI

      Qarkullimi bankar për 3 muajtë e fundit

      Dokumentacioni mbi kolateralin (pengun)

      Dokumentacioni mbi hipotekën (për shumat mbi 20,000 euro)

    • Pagesa e kësteve

      Shumë e njejtë për çdo muaj (pagesë me këste të rregullta) ose shumë e ndryshme për çdo muaj (pagesë me këste jo të rregullta)

    • Afati i lejimit

      3 ditë pune

  • Kredi për kapital punues

    BPB mbështetë bizneset në rritjen e aktivitetit të tyre dhe mbulon nevojat për kapital qarkullues. Përmes kredisë për kapital punues ju mund të mbani në kontroll inventarin e biznesit tuaj dhe të parashikoni rritje me produkte të reja apo ekzistuese në bazë të ciklit të biznesit.

    Keni nevojë për informata shtesë? Drejtohuni tek zyrtari për marrëdhënie me klientë në degën më të afërt të BPB-së

    • Klientët përfitues

      Bizneset aktive

    • Shuma e financimit

      Min. 3,000 euro, Max. 150,000 euro

    • Afati maksimal i kthimit të kredisë

      Deri në 60 muaj

    • Dokumentacioni i nevojshëm

      Dokument i vlefshëm identifikimi

      Çertifkata e regjistrimit të biznesit të lëshuar nga MTI

      Qarkullimi bankar për 3 muajtë e fundit

      Dokumentacioni mbi kolateralin (pengun)

      Dokumentacioni mbi hipotekën (për shumat mbi 20,000 euro)

    • Pagesa e kësteve

      Shumë e njejtë për çdo muaj (pagesë me këste të rregullta) ose shumë e ndryshme për çdo muaj (pagesë me këste jo të rregullta)

    • Afati i lejimit

      3 ditë pune

  • Kredi për bujqësi

    Keni nevojë të investoni në ngritjen e kapaciteteve prodhuese? BPB ju mundëson bizneseve me aktivitete bujqësore dhe blegtorale marrjen e kredisë me kushte të favorshme.

    Keni nevojë për informata shtesë? Drejtohuni tek zyrtari për marrëdhënie me klientë në degën më të afërt të BPB-së.

    • Klientët përfitues

      Bizneset bujqësore

    • Shuma e financimit

      Min. 1,000 euro, Max. 150,000 euro

    • Afati maksimal i kthimit të kredisë

      Deri në 84 muaj

    • Dokumentacioni i nevojshëm

      Dokument i vlefshëm identifikimi

      Çertifkata e regjistrimit të biznesit të lëshuar nga MTI

      Qarkullimi bankar për 3 muajtë e fundit

      Dokumentacioni mbi kolateralin (pengun)

      Dokumentacioni mbi hipotekën (për shumat mbi 20,000 euro)

    • Pagesa e kësteve

      Shumë e njejtë për çdo muaj (pagesë me këste të rregullta), shumë e ndryshme për çdo muaj (pagesë me këste jo të rregullta) ose grejs periudhë

    • Afati i lejimit

      3 ditë pune

  • Mbitërheqje

    Mbitërheqja është mundësi që u jepet klientëve të BPB-së që të kenë fonde shtesë në llogarinë e tyre rrjedhëse me qëllim të ruajtjes së likuiditetit afatshkurtër.

    Keni nevojë për informata shtesë? Drejtohuni tek zyrtari për marrëdhënie me klientë në degën më të afërt të BPB-së.

    • Afati i kthimit të kredisë

      Deri në 12 muaj

    • Dëshmi e aktivitetit të biznesit

      Min. 3 muaj aktiv

    • Afati i lejimit

      3 ditë pune

Depozitat me afat

Keni mjete të cilat nuk do ti shfrytëzoni për një kohë? Ejani në BPB dhe depozitoni mjetet në llogari të depozitës me afat për të përfituar norma atraktive të interesit.

Depozitimi i mjeteve ne llogarinë e depozitës me afat bëhet në përputhje me çmimoren aktuale në fuqi e cila është e ekspozuar në çdo njësi të bankës. Për shuma të caktuara, BPB ofron norma preferenciale.

Keni nevojë për informata shtesë? Drejtohuni tek zyrtari për marrëdhënie me klientë në degën më të afërt të BPB-së.

Transferet dhe pagesat

BPB u mundëson ndërrmarjeve të vogla dhe të mesme shërbime të pagesave dhe transfereve të shpejta, efikase dhe të sigurta me kushte të volitshme dhe konkurruese në tregun e Kosovës.

  • Pagesat e brendshme

    Përmes BPB-së ju mund ti kryeni të gjitha këto pagesa

    • Tatimet
    • Kontributet pensionale
    • Pagesat e gjykatave
    • Regjistrimi i automjeteve
    • Pagesat për letërnjoftim, pasaportë,
      çertifikata të ndryshme etj.

    KOS XHIRO mundëson kryerjen e pagesave për shërbime publike dhe pagesa të tjera, pa provizion.

    • KEDS, PTK, Batllavë, Higjienë, Termokos
    • Pagesat Xhiro bëhen edhe për doganë dhe
      kompani të sigurimeve.
  • Transferet kombëtare

    Transferet e fondeve tuaja në llogaritë e bankave të tjera (transferet dalëse) sipas urdhëresës suaj mund të bëhen:

    • Brenda ditës;
    • Me realizim në prioritet brenda 15 minutash;
    • Masive, për një numër të konsiderueshëm të punëtorëve.

    Transferet ndër-bankare mund t’i kryeni edhe nëpërmjet shërbimit tonë eBanking dhe mBanking.

  • Transferet ndërkombëtare

    BPB mundëson kryerjen e transfereve ndërkombëtare hyrëse dhe dalës

    Këto transfere realizohen në mënyrë të shpejtë dhe efikase pas anëtarësimit të bankës tonë në SWIFT. Për më tepër, BPB ka zgjeruar rrjetin e bankave korrespondente me të cilat operon. Për të parë listën e bankave kryesore korrespondente dhe udhëzimet për dërgimin e parave nga jashtë kliko këtu.

  • Debitimi direkt

    Debitimi direkt është një instrument pagese me të cilin klienti autorizon bankën e vet përmes kompanisë që të tërheqë mjete direkt nga llogaria bankare. Ky instrument paraqet një mënyrë të standardizuar dhe të automatizuar që është e përshtatshme për pagesa të rregullta dhe të përsëritura, p.sh. faturat e KEDS, Ujësjellësit, etj.

    Debitimi direkt mund të iniciohet edhe nga BPB me kërkesë të klientit.

Kartelat

BPB ju ofron kartelat VISA* të pranuara ndërkombëtarisht. Përmes këtyre kartelave ju mund të bëni tërheqje në çdo bankomat dhe të kryeni pagesa në POS, 24/7 brenda dhe jashtë vendit.

  • VISA Classic - Deferred Debit Card është koncept i ri i kartelës debit e cila nuk ngarkon llogarinë tuaj për tërheqje të parave apo kryerje të pagesës.

    Blej sot, paguaj deri në 45 ditë më vonë me 0% interes! Përmes kartelës Visa Classic - Deferred Debit ju mund të kryeni blerje dhe të paguani shumën deri në datën 15 të muajit pasardhës, me interes falas mbi vlerën e blerjeve.

    • Kushtet

      Në mënyrë që të pajiseni me kartelën VISA Classic Business - Deferred Debit ju duhet të keni llogari rrjedhëse të subjektit Individë/NVM/Korporatë dhe të keni histori kredie të mirë.

      Në momentin e aplikimit për këtë lloj kartele, ju mund të zgjedhni njërën nga llogaritë e juaja rrjedhëse për të konfigurara tërheqjen e shumës në kohën e caktuar.

      Për më shumë informata, ju mund të vizitoni një prej degëve tona ku stafi ynë do të shpjegojë për ju në mënyrë të detajuar karakteristikat dhe kushtet e produktit.

    • Përparësitë

      Njoftimi përmes SMS-it ngrit nivelin e sigurisë tuaj! Mbajtësi i kartelës, nëpërmjet SMS-it, pranon njoftimin pas çdo transaksioni të bërë dhe kështu zvogëlon rrezikun gjatë përdorimit të kartelës dhe parandalon keqpërdorimin.

      Qasje e thjeshtë në llogarinë tuaj bankare 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, në më shumë se 250 vende të botës dhe në mbi 950.000 bankomate/terminale ATM (terminal përmes të cilit ju mund të tërhiqni para në valutën lokale, pas identifikimit të suksesshëm të përdoruesit që bën futjen e PIN-it).

      Kurseni kohë. Në vend të humbjes së panevojshme të kohës suaj në këmbimore, ju thjesht mund të tërhiqni para në valutën vendase në çdo bankomat.

      Paguaj faturën në restorante dhe dyqane përmes pajisjeve apo terminaleve elektronike të pikës së shitjes - POS, thjesht duke dorëzuar kartelën tuaj dhe duke shtypur kodin tuaj PIN (Numrin Personal Identifikues - PIN – të cilin ju do ta merrni në momentin kur pajiseni me kartelë, dhe i cili përbëhet nga katër shifra që ju duhet të shtypni në terminalet elektronike POS, për qëllime të identifikimit të përdoruesit). Ju do të jeni në gjendje të paguani shpejt, lehtë, rehat dhe sigurt, duke përdorur kartelën tuaj Visa.

      Një përparësi e shtuar e kartelës VISA Classic Business - Deferred Debit është aftësia për të bërë blerje online, rezervime të hotelit në internet apo edhe blerje nëpërmjet shitësve online. Ju nuk do të keni më kokëçarje me të holla kur planifikoni udhëtimet tuaja jashtë vendit. Udhëtoni me shumë pak para të gatshme sepse keni qasje në paratë tuaja kudo dhe në çdo kohë.

      Në rast të vjedhjes ose humbjes së kartelës - mos u bëni merak! Krejt çka duhet të ndërmerrni është që ta lajmëroni rastin në qendrën tonë të thirrjeve në +381 (0) 38 620620 dhe 0800 50 000 e cila punon 24 orë në ditë. Kartela do të bllokohet automatikisht dhe përdorimi i saj do të pamundësohet. Nëse ju i bindeni rregullave të zbatueshme në këto raste, ju nuk do të keni asnjë humbje financiare. Për këtë arsye, kartela Visa është shumë më e sigurt se sa paratë e gatshme.

      Mos u brengosni për shumëllojshmërinë e valutave (konvertimi, kursi i këmbimit). Pa marrë parasysh se në cilin vend ndodheni dhe pa marrë parasysh se në cilën valutë jeni duke paguar, llogaria që ju keni zgjedhur ta bashkëngjitni për kartelën tuaj do të debitohet për shumën e shpenzuar. Në rast të transaksioneve në valutën euro, llogaria juaj do të debitohet pa asnjë kosto shtesë, përveç tërheqjeve në para të gatshme nga bankomati.

    • Rregullat

      E gjitha çfarë duhet bërë është të tërhiqni formularin e aplikimit për lëshimin e kartelës në degë më të afërt të BPB-së dhe të plotësoni atë. Kartela do të jetë e gatshme për ju brenda 2 javësh! Menjëherë pas marrjes së kartelës, ju duhet të vendosni nënshkrimin në hapësirën e caktuar, në anën e pasme.
      Mbani të fshehtë numrin tuaj personal identifikues (PIN). Mos e mbani atë assesi së bashku me kartelën tuaj.

      Kur bëni pagesa duke përdorur kartelën tuaj Visa, ju do të merrni një fletë dëshmi të cilën duhet ta nënshkruani. Mbani një kopje të fletë dëshmisë për nevojat tuaja personale. Gjithmonë kontrolloni shumën dhe valutën në fletë dëshmi para nënshkrimit të saj! Pasi të keni përdorur kartelën tuaj në bankomat, mos harroni ta tërhiqni atë, në të kundërtën ajo do të tërhiqet brenda nga bankomati për arsye sigurie.

      Mos e mbani kartelën tuaj në afërsi të burimeve të rrezatimit elektromagnetik (baterive, telefonave celular, radiatorëve). Informacioni elektronik në shtresën magnetike të kartelës mund të fshihet ose të dëmtohet, duke rezultuar në dështim teknik të kartelës.

      Para se të udhëtoni jashtë vendit, luteni të kontrolloni bilancin e llogarisë tuaj! Në rast të ndryshimeve të të dhënave tuaja personale, të çdo dëmtimi ose dështimi teknik të kartelës, ose në rast se ju e harroni numrin personal identifikues (PIN), ju lutemi njoftoni stafin e degës së BPB-së në përputhje me rrethanat.

  • VISA Business Electron është kartelë pagese debiti e cila ju ofron mundësi për të tërhequr të holla në të gjithë bankomatët e BPB-së brenda dhe jashtë vendit, pa provizion.

    Tërheqjet në bankomat të NLB Prishtina ngarkohen me 0.20 euro për çdo tërheqje, ndërsa tërheqjet në bankomatet e bankave tjera (brenda dhe jashtë vendit) ngarkohen me 2.5% të vlerës - min. 3.00 euro.

    Kjo kartelë lëshohet për një periudhë tre vjeçare, ndërsa afati i vlefshmërisë përfundon në ditën e fundit të muajit të shënuar në pjesën e përparme të kartelës. Kur ndërrohet kartela, është e nevojshme të ktheni kartelën tuaj të vjetër Visa Electron e cila do të shkatërrohet para jush nga ana e stafit të BPB-së dhe pastaj zëvendësohet me një kartelë të re.

    • Kushtet

      Kushti i vetëm për tu pajisur me kartelë debiti Visa Electron është të keni llogari rrjedhëse në BPB. Në rast se nuk keni llogari, shfrytëzoni ofertat e favorshme për klientë të rinj.

    • Përparësitë

      Njoftimi përmes SMS-it ngrit nivelin e sigurisë tuaj! Mbajtësit e kartelës, nëpërmjet SMS-it, pranojnë njoftimin pas çdo transaksion të bërë dhe kështu zvogëlon rrezikun gjatë përdorimit të kartelës dhe parandalon keqpërdorimin. Qasje e thjeshtë në llogarinë tuaj bankare, 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, në më shumë se 250 vende të botës dhe në mbi 950.000 bankomate (terminale përmes të cilit ju mund të tërhiqni para në valutën lokale, pas identifikimit të suksesshëm të përdoruesit që bën futjen e PIN-it). Kurseni kohë. Në vend të shpenzimit të panevojshëm të kohës suaj në këmbimore, ju thjesht mund të tërhiqni para në valutën vendase në çdo bankomat.

      Paguaj faturën në restorante dhe dyqane përmes pajisjeve apo terminaleve elektronike të pikës së shitjes - POS, thjesht duke dorëzuar kartelën tuaj dhe duke shtypur kodin tuaj PIN (Numrin Personal Identifikues - PIN – të cilin ju do ta merrni në momentin kur pajiseni me kartelë, dhe i cili përbëhet nga katër shifra që ju duhet të shtypni në terminalet elektronike POS për qëllime të identifikimit të përdoruesit). Ju do të jeni në gjendje të paguani shpejt, lehtë, rehat dhe sigurt, duke përdorur kartelën tuaj Visa.

      Ju nuk do të keni më kokëçarje me të holla kur planifikoni udhëtimet tuaja jashtë vendit. Udhëtoni me shumë pak para të gatshme sepse keni qasje në paratë tuaja kudo dhe në çdo kohë.

      Në rast të vjedhjes ose humbjes së kartelës - mos u bëni merak! Krejt çka duhet të ndërmerrni është që ta lajmëroni rastin në qendrën tonë të thirrjeve në +381 (0) 38 620 620 dhe 0800 50 000, e cila punon 24 orë në ditë. Kartela do të bllokohet automatikisht dhe përdorimi i saj do të pamundësohet. Nëse ju i bindeni rregullave të zbatueshme në këto raste, ju nuk do të keni asnjë humbje financiare. Për këtë arsye, kartela Visa është shumë më e sigurt se sa të paratë e gatshme.

      Mos u brengosni për shumëllojshmërinë e valutave (konvertimi, kursi i këmbimit). Pa marrë parasysh se në cilin vend ndodheni dhe pa marrë parasysh se në cilën valutë jeni duke paguar, llogaria që ju keni zgjedhur ta bashkëngjitni për kartelën tuaj do të debitohet për shumën e shpenzuar. Në rast të transaksioneve në valutën euro, llogaria juaj do të debitohet pa asnjë kosto shtesë, përveç tërheqjeve në para të gatshme nga bankomati. Pagesat në pikat e shitjes POS te bankave tjera jashtë Kosovës janë 1.00%

    • Rregullat

      E gjitha çfarë duhet bërë është të tërhiqni formularin e aplikimit për lëshimin e kartelës në degë më të afërt të BPB-së dhe të plotësoni atë. Kartela do të jetë e gatshme për ju brenda 2 javësh!
      Menjëherë pas marrjes së kartelës, ju duhet të vendosni nënshkrimin në hapësirën e caktuar, në anën e pasme.

      Mbani të fshehtë numrin tuaj personal identifikues (PIN). Mos e mbani atë assesi së bashku me kartelën tuaj.

      Kur bën pagesa duke përdorur kartelën tuaj Visa, ju do të merrni një fletë dëshmi të cilën duhet ta nënshkruani. Mbani një kopje të fletë dëshmisë për nevojat tuaja personale. Gjithmonë kontrolloni shumën dhe valutën në fletë dëshmi para nënshkrimit të saj!

      Pasi të keni përdorur kartelën tuaj në bankomat, mos harroni ta tërhiqni atë, në të kundërtën ajo do të tërhiqet brenda nga bankomati për arsye sigurie.

      Mos e mbani kartelën tuaj në afërsi të burimeve të rrezatimit elektromagnetik (baterive, telefonave celular, radiatorëve). Informacioni elektronik në shtresën magnetike të kartelës mund të fshihet ose të dëmtohet, duke rezultuar në dështim teknik të kartelës.

      Para se të udhëtoni jashtë vendit, ju lutemi shikoni bilancin e llogarisë tuaj!

      Nëse keni humbur kartelën tuaj ose nëse ajo u është vjedhur, ju lutemi të njoftoni BPB-në duke telefonuar në numrin: + 381 (0) 38 620 620 dhe 0800 50 000, i cili është në shërbimin tuaj 24 orë në ditë, 7 ditë në javë. Kartela do të bllokohet në atë çast dhe do të ndalohet nga përdorimi i mëtejshëm.
      Në rast të ndryshimeve të të dhënave tuaja personale, çdo dëmtimi ose dështimi teknik të kartelës, ose në rast se ju harroni numrin personal identifikues (PIN), ju lutemi njoftoni stafin e degës së BPB-së në përputhje me rrethanat.

      Pronari ose kartela kryesore është lëshuar në bazë të një llogarie rrjedhëse, në valutën Euro. Nëse ju dëshironi, ne gjithashtu mund të lëshojmë kartela Visa shtesë, për të afërmit tuaj ose për çdo person që ju dëshironi ta autorizoni.

Biznesi Dokumentar

BPB ofron një gamë të gjerë të produkteve të Biznesit Dokumentar, të cilat ndihmojnë klientët tanë për të zhvilluar biznes të sigurt, duke eliminuar rrezikun dhe duke rritur besimin ndaj partnerëve. Ne gjithashtu ofrojmë përkrahje dhe këshilla profesionale që nga lëshimi i produktit të Biznesit Dokumentar e deri në mbylljen përfundimtare të tyre. Ne jemi të orientuar kah klientët, që të ofrojmë shërbime dhe të shtojmë produkte të cilat janë në të mirë të klientëve tanë.

  • Letër Garancitë

    Garancia është instrument bankar që ofrohet nga banka me kërkesë të klientit, përmes të cilit banka merr obligim të paguaj shumën e caktuar të garancisë sipas kërkesës së përfituesit të garancisë i cili ka shërbyer si mbulesë e ekzekutimit të kontratës.

    Llojet e garancive që ofron banka janë si në vijim:

    • Garanci për seriozitetin e ofertës
    • Garanci për përformancë
    • Garanci për avans
    • Garanci për përmbushje të detyrimeve
    • Garanci për kthimin e depozitit garantues
    • Garanci doganore
    • Garanci për pagesë

    Secili lloj i ketyre garancive siguron palën e tretë se kontrata e lidhur në mes të klientit tonë dhe palëve tjera do të realizohet gjatë periudhës së cekur në kontratë.

  • Letërkreditë

    Banka jonë ofron Letërkredinë si një instrument shumë të rëndësishëm të biznesit dokumentar përmes së cilës klientët e bankës eliminojnë shumë rreziqe në tregtinë ndërkombëtare. Letërkredia është një zotim i lëshuar nga ana e bankës në emër të blerësit se do të bëjë pagesën ndaj mallrave apo shërbimeve të blera nga shitësi në një shumë të caktuar dhe brenda afatit të caktuar të cekur në letërkredi, por pasi të jenë përmbushur të gjitha kushtet e dhëna në letërkredi.

Bankingu Elektronik

A keni mundur ta imagjinoni ndonjëherë që ju mund ta mbani bankën tuaj në duar? Koha juaj e lirë ju takon juve. Qëndro në kontakt me llogarinë tuaj bankare 24 orë në ditë, 7 ditë në javë me eBanking, mBanking dhe SMS Banking nga BPB.

    • Shërbimi eBanking në shikim të parë

      • Kursen kohën tuaj. Nuk është e nevojshme të shkoni personalisht në bankë për të kryer transferta parash ose për të kërkuar bilancin e llogarisë.
      • Ju kursen para. ebanking ju mundëson të procedoni transaksionet tuaja me tarifa shumë të ulëta.
      • Thjeshtë për të filluar. Nuk ka nevojë për hapa shtesë ose përvojë të mëhershme.
      • Në dispozicionin tuaj 24 orë në ditë, 7 ditë në javë.
      • Në dispozicion në mbarë botën. Kudo që ju mund të qaseni në internet, ju do të keni qasje edhe në llogaritë tuaja. Procedo pagesat tuaja nga rehatia e shtëpisë, nga holli i hotelit kur jeni me pushime, ose udhëtim biznesi.

      Përdorim i lehtë. Ju mund të zgjedhni nga versionin shqip ose anglisht. Merrni kontrollin e llogarive tuaja dhe kurseni kohë për veten tuaj! Qëndro në kontakt me llogarinë tuaj bankare 24 orë në ditë, 7 ditë në javë me shërbimin eBanking nga BPB.

    • Çfarë mund të bëj me eBanking?

      Shijoni shërbimin eBanking me karakteristikat në vijim:

      • Komunikim i thjeshtë dhe fleksibil me bankën tuaj nëpërmjet internetit për të shikuar bilancin e llogarisë tuaj apo edhe për të shkarkuar pasqyrën e qarkullimit të llogarisë tuaj
      • Shikim i aktiviteteve të fundit në llogarinë tuaj
      • Shikim i planit të amortizimit të kredisë tuaj
      • Lëvizje e fondeve në mes llogarive tuaja
      • Pagesa të brendshme
      • Pagesa ndërkombëtare
      • Pagesa të energjisë elektrike dhe të ujit
      • Pagesa të doganës
      • Urdhëresa për pagesat të tatimeve dhe kontributeve të ATK-së
    • Si mund të bëhem përdorues i shërbimit eBanking?

      Thjesht aplikoni për shërbimin eBanking të BPB-së në një prej degëve tona dhe ju automatikisht do të regjistroheni si përdorues. Janë dy opsione të abonimit për këtë shërbim

      • Opsioni informativ - ju mund të shikoni të gjitha informatat në lidhje me llogarinë/të tuaj/a por ju nuk do të mund të kryeni transferta.
      • Opsioni i plotë - qasje në të gjitha informatat përfshirë transfertat nga të gjitha llogaritë tuaja.

      Juve do t'ju dorëzohet një zarf me emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin që do t'ju mundësojë qasje në shërbimin në fjalë ose për më tepër, kur ju aplikoni për opsionin e plotë do të pajiseni me Token.

      Pagesat tuaja nuk kanë qenë asnjëherë kaq të sigurta! Shërbimi eBanking i BPB-së me Token. Shërbimi eBanking nga BPB-ja është një produkt i sigurt me një standard të lartë të sigurisë në teknologjinë informatike. SSL (Secure Sockets Layer) së bashku me PKI (Public Key Infrastructure) paraqesin një standard të lartë në industri dhe përdoret nga miliona faqe interneti në mbrojtje të transaksioneve online të klientëve të tyre. Ajo ofron siguri të plotë duke përdorur «token» dinamik, me enkriptim 128-bit dhe qasje të bazuar në privilegjet e lejuara.

    • Kurseni kohë dhe para

      • mBanking ju mundëson kontrollin e plotë të financave tuaja nga telefoni juaj celular pavarësisht nga koha dhe vendi, për vetëm 1.00 EUR në muaj
      • Urdhërpagesat janë të parapara njëlloj sikurse në shërbimin eBanking
      • Përveç kësaj, shpenzimet operative të përdorimit janë minimale, duke pasur parasysh se sasia e të dhënave që transferohet është e vogël (aplikacioni ndodhet në telefon celular) dhe pagesa bëhet në përputhje me sasinë e të dhënave të transmetuara nga operatori mobil.
    • Çfarë mund të bëni përmes mBanking?

      • Pagesa të të gjitha llojeve të urdhërpagesave (përcaktimi dhe përdorimi i shembujve ekzistues nga aplikacioni eBanking)
      • Bilanci i llogarisë dhe detajet e transaksioneve për të gjitha llogaritë (duke përfshirë kreditë)
      • Monitorimi i transaksioneve me kartelë debiti apo krediti (të dhënat, transaksionet, obligimet)
      • Konvertimi i valutave (nga valutat e tjera në EUR)
      • Pranimi i informatave të dobishme (kontaktimi në rast nevoje, informacione të ndryshme)
      • Parametrat e aplikacionin (ndrysho fontin dhe gjuhën)
    • Përparësitë e përdorimit të mBanking

      • Qasje e sigurt dhe e shpejtë në financat tuaja, kudo dhe në çdo kohë;
      • Kurseni kohën tuaj! Angazhimet financiare ju mund ti bëni në lëvizje;
      • Mundësi për të krijuar urdhërpagesa nga çdo vend, në çdo kohë, pavarësisht orarit të punës së degës;
      • Në disa hapa, nëpërmjet telefonit tuaj celular ju mund të shikoni bilancin e llogarisë, shumën në dispozicion në kartelë ose transfertat në një llogari tjetër;
      • Zgjidhje e shkëlqyer për situata kur nuk e keni në dispozicion kompjuterin tuaj;
      • Përkrah të gjitha rrjetet e telefonisë mobile;
      • Punon edhe kur ndodheni jashtë vendit.
    • Si të aktivizoni shërbimin mBanking?

      Aktivizim i shpejtë dhe i lehtë
      Ndiqni 3 hapa të lehtë për të marrë bankën tuaj në xhepin tuaj!

      Abonimi në shërbimin mBanking
      Ju mund të abonoheni për shërbimin mBanking në çdo degë të BPB-së. Kur abonoheni për shërbimin mBanking, ju nevojiten informatat si më poshtë:

      • numri i telefonit nga ku ju doni të përdorni shërbimin mBanking
      • marka dhe modeli i pajisjes suaj mobile nga ku ju doni të përdorni shërbimin mBanking.

      Të gjitha modelet e telefonave mobil që mbështesin aplikacionet Java (MIDP 2.0 ose më e lartë apo versionin CLDC 1.1 ose më lartë), iPhone dhe platforma Android, dhe që kanë qasje në internet, e mundësojnë përdorimin e shërbimit mBanking.

      Instalimi i aplikacionit mBanking në telefonin celular Pas abonimit në shërbim, ju do të pranoni në telefonin tuaj celular mesazhin që përmban vegëzen për të shkarkuar aplikacionin mBanking. Hapni mesazhin dhe konfirmoni shkarkimin e aplikacionit mbanking në telefonin tuaj celular. Aplikacioni shfrytëzon vetëm 300 Kb memorie të lirë.

      Kodi i aktivizimit
      Pas instalimit të softuerit, ju do të pranoni një mesazh me kodin e aktivizimit. Kodi i aktivizimit përbëhet nga dy numra 8 shifror dhe duhet përdorur për të aktivizuar mBanking. Këtë kod ju do ta pranoni nëpërmjet mesazhit menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes. Pasi të keni shtypur kodin, ju do të duhet të krijoni kodin tuaj unik - PIN, i cili do të përdoret në të ardhmen për t’u qasur në shërbimin mBanking.

    • Çka është SMS Banking?

      SMS Banking është një kanal alternativ për pronarët e llogarisë dhe mbajtësit e kartelave të BPB-së për qasje në shërbime të zgjedhura bankare nëpërmjet telefonit celular duke përdorur shërbimin SMS.

      Kjo ju mundëson qasjen në llogaritë tuaja kurdo dhe kudo përderisa ka mbulim rrjeti mobil telefonik, thjeshtë përmes shërbimit të mesazheve të ofruara nga ofruesit kryesorë të shërbimeve mobile. Është si të mbani bankën në xhepin tuaj!

    • Shërbimet e ofruara përmes SMS Banking

      Shërbimet bankare që mund t’i kryeni përmes SMS Banking janë si më poshtë:

      • Bilanci me 5 transaksionet e fundit
      • Njoftimi - njoftohuni për çdo veprim debitimi apo kreditimi në llogarinë tuaj mbi një vlerë të caktuar.
      • SMS Top Up: Blini kredi të telefonisë celulare direkt nga llogaria juaj bankare duke përdorur SMS, si dhe internetin, televizionin digjital dhe paketën TV DUO dhe DUO FIX të ofruara nga IPKO.
    • Përfitimet e shërbimit SMS Banking

      Pa pagesë për regjistrim

      • Siguria: Ju do të njoftoheni për çdo debitim dhe kreditim në llogarinë tuaj mbi një vlerë të caktuar. Njoftohuni për transaksionet në llogarinë tuaj kudo dhe në çdo kohë.
      • Rehatia: Pa pritje në radhë sikurse në degë ose pranë bankomatit, për shikim të transaksioneve.
      • Kursim në kohë: Pa nevojë që të udhëtoni për në degë apo në bankomat që të mbani nën kontroll llogaritë tuaja.
      • Përditësimet: Merrni përditësime automatike për bilancin tuaj në celular.
      • Qasja: Përfitoni nga ky shërbimi kudo, dhe në lëvizje.
    • Njoftimi përmes SMS-it

      Informohuni në çdo kohë!

      Si të aktivizoj njoftimin përmes SMS-it? Vizitoni degën më të afërt të BPB-së dhe aplikoni për aktivizimin e shërbimit të njoftimit përmes SMS-it. Pas aktivizimit të këtij shërbimi, në telefonin tuaj do të pranoni njoftimet për transaksionet që ju jeni përcaktuar.

      • Pranimi i pagës në llogarinë tuaj
      • Çfarëdo transaksioni në llogarinë tuaj
      • Pagesat dhe tërheqjet me kartelë
      • Pagesa e këstit për kredi
      • Pagesa dhe tërheqje të tjera

      SMS njoftimet do ti pranoni në momentin kur ekzekutohet transaksioni.

    • SMS TOP UP VALA

      Ju mundëson mbushjen e telefonit mobil duke dërguar një SMS në 50000.

      Për mbushje të llogarisë së telefonit mobil VALA:

      • Shkruani numrin e telefonit mobil, hapësirë, shumën me të cilën doni të mbushni llogarinë dhe e dërgoni mesazhin në 50000 p.sh. "044xxxxxx 5" ose "045xxxxxx 5" (për mbushje të 5€)

      Mbushja mund të bëhet për shumat 5, 10, 15, 20 dhe 50€ *Përveç në numrin tuaj, ju mund të dërgoni mbushje edhe në telefonat e të afërmve tuaj.

    • SMS TOP UP IPKO

      Ju mundëson mbushjen e telefonit mobil, internetit dhe televizionit digjital si dhe pakot DUO TV dhe DUO FIX duke dërguar një SMS në 50000.

      • Për mbushje të llogarisë së telefonit mobil IPKO:
      • Shkruani numrin e telefonit mobil, hapësirë, shumën me të cilën doni të mbushni llogarinë dhe e dërgoni mesazhin në 50000 p.sh. "049xxxxxx 5" (për mbushje të 5€)

      Mbushja mund të bëhet prej 1 - 100€
      *Përveç në numrin tuaj ju mund të dërgoni mbushje edhe në telefonat e të afërmve tuaj.

      Për mbushje të llogarisë së telefonit fiksit IPKO:

      • Shkruani Fiks, hapësirë, numri i telefonit, hapësirë, shuma e mbushjes që dëshironi ta mbushni dhe dërgoni mesazhin në 50000 p.sh. "Fiks 038xxxxxx 5" (për mbushje të 5€)

      Për mbushje të llogarisë së internetit IPKO:

      • Shkruani Int, hapësirë, emrin e përdoruesit apo emrin e kontratës dhe dërgoni mesazhin në 50000 p.sh. "Int emri i përdoruesit"

      Për mbushje të llogarisë së televizionit IPKO:

      • Shkruani tv, hapësirë, emrin e përdoruesit apo emrin e kontratës dhe e dërgoni mesazhin në 50000 p.sh. "tv emri i përdoruesit"

      Për mbushje të llogarisë së DUO TV (televizion dhe internet) IPKO:

      • Shkruani duotv, hapësirë, emrin e përdoruesit apo emrin e kontratës dhe e dërgoni mesazhin në 50000 p.sh. "duotv emri i përdoruesit"

      Për mbushje të llogarisë së DUO (internet dhe fiks) IPKO:

      • Shkruani duifix, hapësirë, emrin e përdoruesit dhe e dërgoni mesazhin në 50000 p.sh. "duofix emri i përdoruesit"