BPB është bankë komerciale vendore e licencuar dhe e pranishme në tregun bankar të Kosovës që nga viti 2001. Që nga atëherë jemi në rritje të vazhdueshme, zhvillim dhe mbështetje të klientelës. Fleksibiliteti, afërsia dhe kujdesi ndaj klientëve e bëjnë BPB-në të veçohet. Ne ofrojmë portfolio të gjerë të produkteve dhe shërbimeve të projektuara enkas për mbështetjen e nevojave të individëve, ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe korporatave. Qëllimi ynë strategjik është të mbështesim zhvillimin e ekonomisë dhe bizneseve kosovare prandaj fokusi ynë është të krijojmë raporte të shëndosha dhe afatgjate me klientë me besim të ndërsjellë.

Rritja dhe zgjerimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme përveç se ndihmon zhvillimin ekonomik të vendit, i mundëson BPB-së, si partnere strategjike, të krijojë hapësira për promovim dhe stabilitet afatgjatë për kapitalin vendor. Duke ofruar shërbime cilësore, të thjeshta në përdorim, dhe të përballueshme për klientët individë, BPB mbështetë familjet, të punësuarit dhe studentët në jetësimin e planeve dhe nevojave të tyre.

Na vizitoni në njërën nga 26 njësitë tona nëpër tërë Kosovën, për të mësuar më shumë për shërbimet e bankës së vendit si dhe për të përfituar nga produktet e disejnuara që për qëllim kanë zhvillimin e përbashkët.

Misioni dhe Vizioni

Misioni i bankës

Të jemi partner i besueshëm i klientëve në plotësimin e kërkesave financiare dhe mbështetës i sigurt në zhvillimin e gjithëmbarshëm të tyre.

Vizioni i bankës

Vizioni i BPB-së është që të rritet në mënyrë të qëndrueshme, me qëllim të mbështetjes së individëve dhe bizneseve në zhvillimin e tyre ekonomik.

Mission and Vision Image

Menaxhmenti

Për më tepër shkarko organogramin.

  • Emri dhe mbiemri: Arton Celina
    Pozita: Kryeshef ekzekutiv

    Arton Celina është emëruar Kryeshef Ekzekutiv në Bankën për Biznes në Kosovë në Maj të vitit 2016. Karrierën bankare e filloi në Institucionin Mikrofinanciar KEP në vitin 1999, për të vazhduar në ProCredit Bank që nga viti 2002 ndërsa në vitin 2007 u bë pjesë e ekipit të TEB Bank SH.A. në Kosovë, fillimisht në cilësinë e Menaxherit Rajonal, për tu emëruar më pas si Udhëheqës i Shitjes dhe Marketingut dhe që nga viti 2013 ka mbajtur pozitën e Zëvendës Drejtorit Menaxhues në TEB Bank SH.A. në Kosovë, në segmentet e biznesit. z. Celina ka diplomuar në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës, ndërsa studimet pasuniversitare i ka përfunduar në fushën e menaxhimit në UBT dhe në vitin 2013 u doktorua në fushën e Administrimit të Biznesit nga Universiteti SMC në Zvicër.

  • Emri dhe mbiemri: Artan Sadiku
    Pozita: Zv. Kryeshef ekzekutiv

    Artan Sadiku, është emëruar Zv. Kryeshef Ekzekutiv në Bankën për Biznes në Gusht të vitit 2016. Karrierën bankare e filloi në ProCredit Bank në vitin 2004 si analist kredie duke vazhduar në pozita të ndryshme menaxhuese në nivel të degës dhe zyrës qendrore, për tu emëruar në vitin 2014 si Udhëheqës i Departamentit të Biznesit. Në vitin 2015, z. Sadiku iu bashkua bankës TEB SH.A në Kosovë si Udhëheqës i Departamentit të NVM-ve për tu promovuar në Udhëheqës të Divizionit të NVM-ve me fokus të veçantë në zhvillimin e biznesit të NVM-ve dhe kolektimit e kredive të shlyera. z. Sadiku ka diplomuar në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës ndërsa ka përfunduar studimet Master në Universitetin e Ljublanës, në Slloveni. Ai është diplomuar edhe në Akademinë rajonale të ProCredit Bank.  

  • Emri dhe mbiemri: Gazmend Rrustemi
    Pozita: Zv. Kryeshef ekzekutiv

    Gazmend Rrustemi, është emëruar Zv. Kryeshef Ekzekutiv në Bankën për Biznes në Prill të vitit 2017. Karrierën bankare e filloi në ProCredit Bank në vitin 2006 fillimisht si Auditor i Brendshëm, për të vazhduar si zv. Drejtor në Departamentin e Auditimit të Brendshëm prej vitit 2009. Në vitin 2010 u emërua Drejtor në Departamentin e Auditimit të Brendshëm dhe prej vitit 2012 u emërua Menaxher i Lartë, përgjegjës kryesisht për fushat e operacioneve, TI-se, shërbimet e përgjithshme, shërbimin e klientëve dhe zhvillimin e produkteve. Duke filluar nga vitit 2014, z. Rrustemi ka ushtruar edhe funksionin e Anëtarit të Bordit të Auditimit të Brendshëm në ProCredit Bank në Sarajevë. z. Rrustemi ka diplomuar në Fakultetin e Inxhinierisë Kompjuterike në Universitetin e Prishtinës. Ai është diplomuar edhe në Akademinë e ProCredit Bank në Furth, Gjermani.

Raportet Financiare

Ftesat për Ofertë

BPB ju fton të përgjigjeni në ftesat e hapura për ofertë të cilat publikohen edhe në gazetat ditore.

Karriera

BPB synon që të jetë vend atraktiv i punës ku performuesit më të mirë vlerësohen dhe zhvillohen në karrierë.

Ne promovojmë ambient sfidues të punës si dhe inkurajojmë punën ekipore, me qëllim rritjen e produktivitetit dhe krijimin e energjisë pozitive në vendin e punës.

Vlerat dhe parimet tona si integriteti, transparenca, energjia pozitive dhe puna ekipore, respektohen dhe mbrohen nga të gjithë të punësuarit me qëllimin e vetëm ofrimin e shërbimeve sa më cilësore ndaj klientëve.

BPB ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë të interesuarit të cilët besojnë në vlerat tona, janë të gatshëm të marrin përgjegjësi dhe besojnë në rëndësinë e punës ekipore!

Bëhuni pjesë e ekipit tonë, duke aplikuar në pozitat e hapura!

Kontakti

BPB punon të jetë e qasshme nga ju në kanale të ndryshme të komunikimit, aty dhe atëherë kur juve ju nevojitet.